Rama SMS Gjylametit pasi kërkoi rinumërim: Na more fytyrën!

Rama ka dërguar një mesazh në grupin e komunikimit me deputetët, ku ka shprehur pakënaqësi ndaj kërkesës së Gjylametit për rinumërim të votave pasi humbi mandatin e saj përballë Olta Xhaçkës teksa kjo enfundit përmbysi rezultatin pas numërimit të votave të Diasporës.

Në një mesazh të qartë, Rama i ka kujtuar kandidatëve të Partisë Socialiste në të 12 qarqet e vendit se gara mund të përfundojë me humbje, por dinjiteti nuk duhet të jetë pjesë e kësaj humbjeje.

SMS I RAMËS

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!”.

Related Posts

Krijimi i shtetit palestinez, OKB voton rezolutën me shumicë dërrmuese, ja si votoi Shqipëria

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap rrugën krijimin e shtetit të Palestinës. Deklarata…

Ai e dinte qe e dashura do te VDlSTE, por djali i organizoi dasmen dhe ajo VDlQ nje dite pas dasmes!

Në një qytet të vogël bregdetar në Estoni, pranë Tallinnit, ku pyjet e dendur takohen me valët e ftohta të Detit Baltik, jeton Ana, një vajzë 22-vjeçare…

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

Nga avokat Arben Llangozi Një video tronditëse hedh poshtë çdo alibi të SPAK-ut. Në këtë material të qartë, shihet hapur se ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka…

Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë dhe prestigjozja National Geographic i ka kushtuar një artikull minierës së…