E rëndë në Gjermani/ 46-vjeçari shqiptar pl*agos tre persona, mes tyre edhe një 11-vjeçare

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin gjerman të Halle (Saale) të dielën në mesditë, ku një shqiptar i Kosovës goditi me thikë disa persona përpara një ndërtese banimi në zonën e njohur si Magistrale. Policia atje ka dalë me detaje të reja për ngjarjen.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjermane, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 11-vjeçare. Autoritetet thanë se të plagosurit janë një burrë 29-vjeçar me plagë të rënda, një burrë tjetër 47-vjeç me lëndime të lehta dhe një vajzë e mitur që fatmirësisht ka pësuar vetëm plagë të lehta me prerje. Të tre janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Sipas raportimeve të para, sulmit i ka paraprirë një debat, ku dyshohet se shkak ka qenë zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës. Dëshmitarë okularë të cituar nga gazeta “Mitteldeutsche Zeitung” thanë se sulmuesi ka dalë nga banesa dhe ka goditur me një thikë të gjatë disa fëmijë që ishin ulur para hyrjes.

Autori i dyshuar është një 46-vjeçar nga Kosova, i cili u arrestua pak minuta pas ngjarjes nga policia. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit, si dhe llojin e mjetit të përdorur në sulm. Policia është duke kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur disa markime për mbledhjen e provave materiale. Pamjet nga vendi tregojnë praninë e forcave të shumta policore dhe njësive të emergjencës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, veçanërisht për shkak se në shënjestër ishin fëmijë. Autoritetet kanë premtuar zbardhje të plotë të rastit dhe shtim të masave për sigurinë në lagje.

Related Posts

Franca njofton marrëveshjen ‘historike’. Krijohet ‘Shteti i Kaledonisë së Re’, por do të mbetet franceze

Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re , në të cilën territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar,…

Euro në rënie të lirë. Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

Java që lamë pas solli një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të këmbimit euro-lekë. Sipas kursit zyrtar të…

Vijon edhe sonte aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje nga 80 të evidentuara

Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve, ka vijuar edhe ditwn e sotme. Ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje…

Familja Trump investon në Evropë/ Kulla ikonike Trump Tower ndërtohet edhe në Bukuresht

Familja Trump po zgjeron praninë e saj në Evropë, pasi Organizata Trump njoftoi qëllimin e saj për t’u zgjeruar në Rumani, duke nisur një fazë të re…

Emine Erdogan preket gjatë fjalimit të presidentit turk mbi çar’matimin e PKK-së

Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, me protagonistë Presidentin turk Rexhep Tajip…

‘Lahesha me kanaçe’, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Kushtet ishin të vështira

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në një emision televiziv tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit. Ai foli për kushtet e…