Analisti Anri Bala: Lajmet nga PD nuk besohen më, Berisha duhet të shkarkohet, po përgatitet dhe pasardhësi! Hoxha: Ka marrë peng partinë, Rama po e përdor! Partitë e reja dështuan

Në ‘Studio Live’ të Report Tv u analizua raporti i publikuar sot i AMA mbi hapësirën mediatike ndaj partive politike në fushatë, ku Berisha rezultonte si kryetari me më shumë kohë. Gjithashtu gjendja politike brenda PD-së dhe akuzat e Berishës për vjedhje votash, dështimi i partive të reja për t’u bashkuar dhe maksimalizuar votën dhe e ardhmja e demokratëve. A po përgatitet pasardhësi i Berishës në PD dhe kush është ai

Raporti i AMA për fushatën elektorale zbuloi se PD dhe Sali Berisha kishin dominuar transmetimin e takimeve dhe publikimeve në media, me përqindje më të lartë edhe se PS e Edi Rama.

Raport vlerësonte edhe Report Tv si televizion të balancuar në transmetimin e fushatës elektorale për forcat politike që garuan më 11 maj.

Në ‘Studio Live’ të Report Tv u analizua pikërisht ky raport i publikuar sot, gjendja politike brenda PD-së dhe akuzat e Berishës për vjedhje votash, por edhe dështimi i partive të reja për t’u bashkuar dhe maksimalizuar votën.

Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj ishin gazetarët dhe analisti Anri Bala dhe Poli Hoxha

Për Balën kryetari i PD-së Sali Berisha po përdoret si nga të tijët, ashtu edhe nga Rama, pasi tani janë kthyer në ‘parti karagjozësh’, ku qëllim ka qenë që të shpëtohej Berisha nga akuzat penale që ka dhe hallet me drejtësinë.

“Çdo lajm që del nga PD nuk besohet, janë kthyer në parti karagjozësh, madje as vartësit aty nuk besojnë liderin e tyre. Kjo gjendje mosbesimi ka qenë edhe më parë, por tani shqiptarët nuk i besojnë më kësaj opozite. Gjithë forca, paratë, retorika dhe teoria e liderit të PD-së ka pasur një funksion, lirimi nga akuza apo mbrojtja e zotit Berisha, ku pamë se Gjykata e çoi në gjyq vetëm pas zgjedhjeve. Ose edhe në vendimin e zbutjes së masës së sigurisë ku gjyqtari theksonte se duhet liruar Berisha se ka fushatë. Pra nuk ka qenë qëllim rotacioni, por mbrojtja e Berishës, ta mbajmë Berishën me gjylpera, derisa larg qoftë politikisht të largohet”, tha Bala.

Madje ai shkoi më tej, duke theksuar se Berisha po përdoret aq shumë, sa “po varroset për së gjalli” politikisht, teksa edhe fizikisht është parë gjatë fushatës së lodhshme që nuk ka pasur gjendje të mirë shëndetësore edhe për shkak të moshës.

“Faktikisht këta po e varrosin për së gjalli Berishën dhe mua më vjen keq që e shoh kështu. Media që e mbështet po e varros për së gjalli, po e përdorin deri në fund. Po e marrin më qafë, mediat, njerëzit e tij dhe madje halli i tij. Ai duhet të jetë të shijojë pleqërinë, nipër dhe mbesa. Nuk drejton dot një fushatë në atë moshë, sikurse organizimi i strukturave, sikurse është kundërshtari”, vijoi Bala.

Gjithëashtu Bala i cilësoi sukses partitë e vogla, edhe pse nuk arritën të merrnin më shumë mandate:

“Partitë e reja për mua kanë qenë sukses. Sepse nuk janë pak 70 mijë vota për Nisma Shqipëria Bëhet apo 60 mijë të Mundësia. Po mos të ndodhte përplasja me akuza ndaj tyre e të ishin bashkuar, do kishin maksimalizuar votën e të merrnin më shumë”, tha ai.

Kurse për pretendimet e opozitës për vjedhjen e votave dhe manipulimin, Bala theksoi se këto janë akuza pa prova dhe se Berisha duhet të largohet.

“Berisha nuk ka prova për vjedhje të zgjedhjeve, përgjegjësia për humbjen është e PD-së, pasi nëse të vjedhin ti duhet ta ruash. Sa i përket dorëheqjes apo “nenit Basha”, ai ka vlerë vetëm për Lulzim Bashën dhe jo për Sali Berishën. Pyetja është pse nuk ikën Berisha? Sipas statutit të PD ai duhet të dorëhiqet ose të ishte shkarkuar. Unë di se në PD po përgatitet pasardhësi i Sali Berishës, nuk është deputet, por aktiv në politikë”.

Hoxha i qëndroi tezës së Rama njohu opozitën e Berishës edhe kur ai nuk kishte vulën e partisë.

“Rama e njohu Berishën si opozitë edhe kur nuk kishte vulën, bënë kodin elektoral së bashku edhe kur nuk e kishte vulën. Unë mendoj se Berisha as nuk do dorëhiqet dhe as shkarkohet. Ai nuk do largohet asnjëherë nga PD, ose do vendosë një ‘presta nome’, një njeri të besuar dhe besnik”, tha gazetari.

Related Posts

“Prej tre ditësh kjo zonjë fle para komisariatit, është e paushqyer dhe ka nevojë për ndihmë”

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video prekëse, ku shfaqet një grua e shtrirë në stolat përpara komisariatit të policisë në Vorë. Sipas…

Franca njofton marrëveshjen ‘historike’. Krijohet ‘Shteti i Kaledonisë së Re’, por do të mbetet franceze

Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re , në të cilën territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar,…

Euro në rënie të lirë. Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

Java që lamë pas solli një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të këmbimit euro-lekë. Sipas kursit zyrtar të…

Vijon edhe sonte aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje nga 80 të evidentuara

Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve, ka vijuar edhe ditwn e sotme. Ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje…

Familja Trump investon në Evropë/ Kulla ikonike Trump Tower ndërtohet edhe në Bukuresht

Familja Trump po zgjeron praninë e saj në Evropë, pasi Organizata Trump njoftoi qëllimin e saj për t’u zgjeruar në Rumani, duke nisur një fazë të re…

Emine Erdogan preket gjatë fjalimit të presidentit turk mbi çar’matimin e PKK-së

Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, me protagonistë Presidentin turk Rexhep Tajip…