Njihuni me Dredhza Braina/ 22-vjeçarja nga Kosova që po bën histori në fushën e sigurisë kibernetike në SHBA!

Dredhza Braina, një talent i ri nga Kosova, është përzgjedhur në listën e ngushtë të finalisteve për çmimin prestigjioz Cybersecurity Woman of the Year 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky çmim ndërkombëtar nderon gratë më të shquara në fushën e sigurisë kibernetike, duke vlerësuar kontributet e tyre të jashtëzakonshme në këtë industri kritike. Përfshirja e Dredhzës në këtë listë të rëndësishme përfaqëson jo vetëm një arritje të jashtëzakonshme personale në një moshë kaq të re, por edhe një moment krenarie për Kosovën, duke e vendosur atë në hartën globale të inovacionit dhe teknologjisë.

Vetëm pak muaj më parë, ajo prezantoi punën e saj në konferencën ndërkombëtare BSidesChicago në Illinois, ku zbuloi për herë të parë CAPICHE Detection Framework, një vegël me burim të hapur që ndihmon në detektimin e kërcënimeve në Cloud APIs, një sfidë gjithnjë e më kritike në ekosistemin e sigurisë kibernetike.

Kontributi i saj në komunitetin global të cybersecurity jo vetëm që dëshmon përkushtimin ndaj inovacionit dhe sigurisë, por edhe fuqizon rolin e grave të reja në teknologji, një shembull frymëzues për brezat e ardhshëm.

“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar të ndaj me ju që jam përzgjedhur në listën e ngushtë për finaliste të çmimit global Cybersecurity Woman of the Year Awards 2025! Ky moment është shumë i rëndësishëm për mua, është një vlerësim i pasionit, përkushtimit dhe qëllimit që më shtyn çdo ditë në rrugën time në fushën e sigurisë kibernetike. Një ndjesi që më motivon edhe më shumë për gjithçka që vjen më tej.

Një vlerësim për dashurinë ndaj profesionit, për kuriozitetin që nuk shuhet kurrë, dhe për dëshirën e madhe për të bërë një ndryshim real. Siguria kibernetike nuk është thjesht punë për mua, është pasion, mision dhe mënyra ime për të kontribuar në një botë më të sigurtë dixhitale.

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…