Kreditë për shtëpi, nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes! Ja çfarë parashikon vendimi

Nuk ka më disbursim kredie për shtëpi në vullnet të bankave. Është Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ai që ka diktuar së fundmi një vlerë dhe afat shlyerjeje tavan, krahas masave që vetë bankat ndërmarrin kur japin kredi.

Ajo varion nga 70 deri në 85 për qind të shumës së banesës, në varësi të kredisë në lekë apo euro dhe faktit nëse banesa është shtëpi e parë apo e dytë. Kësti ndaj të ardhurave për kreditë në monedhën Lek do të jetë 40% për blerjen e shtëpisë së parë dhe 35% për blerjen e një shtëpie të dytë ose për dhënie me qira. Për kreditë në valutë, ky kufi përcaktohet në 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpitë e tjera. Gjithashtu, vendimi i BSH cakton tavan edhe në lidhje me maturimin e kredisë, kryesisht për individët huamarrës që arrijnë moshën e pensionit.

DETAJET E VENDIMIT

Banka e Shqipërisë ka botuar në Fletoren Zyrtare vendimin “Për vendosjen e kufijve të sipërm për treguesit ‘raporti i kredisë ndaj vlerës’ dhe ‘raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave’ për kreditë që japin bankat për pasuri të paluajtshme rezidenciale”. Vendimi do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, por do të fillohet të zbatohet nga bankat për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale që disbursohen nga data 1 korrik 2025.

Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë. Për përcaktimin e vlerës së borxhit të kredimmarrësit, krahas vlerës së kredisë konkrete (dhe të kredive të tjera që ai mund të ketë në sistemin financiar), banka do të përfshijë edhe çdo borxh tjetër të tij për të cilin banka ka siguruar informacion të besueshëm nga komunikimi me kredimmarrësin apo konsultimi paraprak i bazave relevante të të dhënave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të kredimarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme dhe në kuadrin makroekonomik të vendit, si rritja e papunësisë, rënia e të ardhurave, rritja e normave të interesit etj.. Banka e Shqipërisë argumenton se këta kufij marrin në konsideratë dhe janë përshtatur për të adresuar në mënyrë proporcionale rrezikun, në varësi të tipit të pronës dhe monedhës në të cilën jepet kredia.

Megjithatë, vendimi i lejon bankat që të zbatojnë kuota përjashtimi nga kufizimet e mësipërme, me kushtin që në total vlera e kredive të përjashtuara të mos kapërcejë 15% të vëllimit të kredive të reja që janë miratuar dhe disbursuar (edhe pjesërisht) gjatë tremujorit. Në këtë kuotë përjashtimi do të përfshihen lehtësitë e rifinancimit që jepen gjatë tremujorit për kreditë ekzistuese dhe që mund të kapërcejnë kufirin e treguesit. Bankat duhet t’i identifikojnë kreditë dhe lehtësitë e rifinancimit që përfshihen në kuotën e përjashtimit, në mënyrë individuale dhe t’i evidentojnë ato në mënyrë të dallueshme në raportimin tremujor që kryejnë pranë Bankës së Shqipërisë. Në vendim, Banka e Shqipërisë rekomandon gjithashtu për bankat zbatimin e një kufiri maksimal në afatin e maturimit në disbursim të kredisë, pavarësisht monedhës, sa minimumi midis afatit 30- vjeçar dhe numrit të viteve deri në arritjen e moshës së pensionit të kredimarrësit.

VENDIMI

Për kredinë e re për pasuri të paluajtshme rezidenciale që japin bankat:
a) Të miratojë vendosjen e kufijve të sipërm për treguesin “raporti i kredisë ndaj vlerës, në disbursim” (HnV_D), si më poshtë:
i. në Lek, HnV_D të mos kapërcejë vlerën 85 për qind;
ii. në Lek, për blerjen e një shtëpie të dytë (dhe vijuese) ose për t’u dhënë me qira, HnV_D të mos kapërcejë vlerën 80 për qind;
iii. në valutë, HnV_D të mos kapërcejë vlerën 75 për qind;
iv. në valutë, për blerjen e një shtëpie të dytë (dhe vijuese) ose për t’u dhënë me qira, HnV_D të mos kapërcejë vlerën 70 për qind;
b) Të miratojë vendosjen e kufijve të sipërm për treguesin “raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave, në disbursim” (ShBnA_D), si më poshtë:
i. në Lek, ShBnA_D të mos kapërcejë vlerën 40 për qind;
ii. në Lek, për blerjen e një shtëpie të dytë (dhe vijuese) ose për t’u dhënë me qira, ShBnA_D të mos kapërcejë vlerën 35 për qind;
iii. në valutë, ShBnA_D të mos kapërcejë vlerën 35 për qind;
iv. në valutë, për blerjen e një shtëpie të dytë (dhe vijuese) ose për t’u dhënë me qira, ShBnA_D të mos kapërcejë vlerën 30 për qind;
v. për përcaktimin e vlerës së borxhit të kredimmarrësit, krahas vlerës së kredisë konkrete(dhe të kredive të tjera që ai mund të ketë në sistemin financiar), banka do të
përfshijë edhe çdo borxh tjetër të tij për të cilin banka ka siguruar informacion të besueshëm nga komunikimi me kredimmarrësin apo konsultimi paraprak i bazave relevante të të dhënave.

Related Posts

Studentja 21-vjeçare lind foshnjen dhe e fsheh në doIIap, e futi në …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lexington, Kentucky, ku një studente 21-vjeçare u arrestua pas zbulimit të trupit të foshnjës së saj të porsalindur të pajetë….

E PAZAKONTE! Kam fj*tur me 1500 burra, e bëj sepse këtë sepse jam mjeke popullore, kush do shërim?

Kjo grua ka kryer marrëdhënie me qindra me shkuj dhe pjesa më e madhe e tyre janë burrat, apo të dashurit e grave të tjera. Por 54-vjeçarja,…

Dentistja sulmon pacienten për shkak të pakënaqësisë me punën ( Video )

Një incident tronditës ndodhi kur një dentiste sulmoi fizikisht pacienten e saj, pasi kjo e fundit ishte e pakënaqur me punën dentare që kishte marrë. Pacientja kishte…

E papritur! “Zhd*ket” Stresi, cfare po ndodh me te?

Reperi i njohur shqiptar Arkimend Lushaj, ndryshe Stresi sipas emrit të artit, është zhdukur prej disa javësh nga rrjeti social Instagram. Postimi i tij i fundit është…

Zbardhet mesazhi i fshehtë në Murin e Lotëve, çfarë i tha Netanyahu Marco Rubios pas lutjes

Senatori amerikan Marco Rubio, i shoqëruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-guvernatori amerikan Mike Huckabee, vizitoi sot Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në…

Euro në minimum historik, shënon një tjetër rekord të ri, ja me sa këmbehet sot…

Euroja ka shënuar një tjetër rekord të ri të rënies duke u këmbyer me vetëm 97 lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një…