Panik në ajër/ Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Një incident i rrezikshëm ndodhi të martën me kompaninë ajrore Norwegian Air, kur fluturimi DY1935 nga Tirana drejt Oslos u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Splitit në Kroaci, për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës së pilotit dhe një rënieje të papritur të presionit të ajrit në kabinë.

Një dëgjues në frekuencë raportoi: “DY1935 po devijon në Split për shkak të dritares së çarë dhe humbjes së presionit.”

Në Aeroportin e Splitit, situata kaloi në gjendje alarmi, ku të gjitha shërbimet e emergjencës – zjarrfikësit, ambulancat, infermierët dhe forcat e policisë – u vendosën në gatishmëri në pistë.

Për fat të mirë, pilotët arritën ta ulin avionin në mënyrë të sigurt dhe nuk pati asnjë të lënduar në bord.

Nga burime të pakonfirmuara, mësohet se ky ishte incidenti i dytë brenda të njëjtës ditë për të njëjtin avion.

Më herët, gjatë mëngjesit, avioni që operonte fluturimin DY1934 Oslo–Tiranë, ishte detyruar të devijonte në Berlin, për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe për të shqyrtuar procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë, që ka ndodhur brenda disa orësh.

Fakte për incidentin:

Data e incidentit: 20 maj 2025

Linja ajrore: Norwegian Air Shuttle

Numri i fluturimit: DY1935

Itinerari: Nisja nga Tirana, Shqipëri – Destinacioni: Oslo, Norvegji

Regjistrimi i avionit: LN-NIP

Lloji i avionit: Boeing 737-800 /EURONEWS

Related Posts

Publikohet VENDIMI! Këto kategori do përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

Është bërë publik vendimi që përcakton kompensimin e të ardhurave mujore për pensionistët, në kuadër të masave për mbështetjen e kësaj kategorie. Vendimi parashikon dhënien e një…

Dhjetori i skandaleve/ Habit eksperti, ja personazhi më i klikuar nga shqiptarët

Tomi Kallanxhi në një lidhje live me nje studio televizive se personazhi më i klikuar për vitin 2025 nga shqiptarët. Sipas tij, top search është bërë emri…

Kjo shenjë do të ndihet më në fund sërish e gjallë në vitin 2026

Viti 2025 ka qenë veçanërisht i lodhshëm dhe sfidues për një shenjë të caktuar të horoskopit, por 2026 pritet të shënojë një kthesë të madhe: vitin kur…

FOTOT e motër e vëlla që u vr anë në Rrëshen. Një ngjarje që tronditi Shqipërinë, rikthehet në kujtesë pas 3 vitesh

Këta janë Esmeralda Filopati, 36 vjeçe, dhe vëllai i saj Vledison Filopati, 34 vjeç, të cilët 3 vite më parë u qëlluan për vdekje me armë zjarri…

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…