Enisi u arratis nga QSUT! QëIIoi me p*stoIetë lodër infermieren dhe Iëndoi dy poIicë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e regjistruar paraditen e kësaj të premte në Tiranë, ku një i ri me një automjet tip “Land Rover” tentoi t’i shmanget policisë, duke i përplasur tre automjete të uniformave blu.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Enis Vrapi, i cili dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Vrapi ndodhej në ambientet e spitalit QSUT, ku ka marrë një pistoletë lodër me gogla dhe ka qëlluar një infermiere në pjesën e këmbëve.

Ai ka dalë jashtë spitalit duke marrë makinën e dalë në rrugë. Në momentin që policia ndërhyri për ta ndaluar, ai tentoi të arratiset dhe përplasi tre automjete të forcave të rendit. Për pasojë dy efektivë të policisë mbetën të lënduar lehtë.

Njoftimi i policisë:

Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.

Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Related Posts

At*ntate, h*akmarrje, krime banale! Bilanci i errët i 2025-ës dhe një polici që mbledh gëzhojat

Nëse suksesi matet me numrin e shiritave të verdhë dhe gëzhojave të mbledhura nga toka, atëherë Policia e Shtetit mund ta quajë 2025-ën një vit të arritur….

Mos i INJORONI/ Keni filluar t’i shihni shpesh Numrat e Engjëjve? Ja se çfarë mesazhi kanë për TY…

Ky numër shpreh fillime dhe mundësi të reja… Nëse ke filluar të shohësh shpesh të njëjtët numra, si 11:11, 222, ose 333, mund të jetë që Universi…

‘Për*ndjek ish-dashnorët’, deklaratat e forta për Luana Vjollcën të gazetarit që u dh*nua brutalisht, aludoi për lidhje me trafikantin Artur Hoxhosmani

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar…

26 vjet pas krimit ngrihet aktakuza për masa krën e Reçakut 📌 Detajet në koment 📸⚠ Kujdes pamje të rënda

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”….

E RËNDË PER QYTETARET! Rama tregon vendimin për vitin tjetër!

Kryeministri Edi Rama njoftoi masa të reja për territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke bërë të ditur se të gjitha automjetet e parkuara në oborrin…

Nga treni elektrik, Aeroporti i Vlorës te nafta arabe, 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…