Skip to content

Përmbytjet shk*atërruese, humbin jetën 5 persona; mijëra banorë bllokohen nga reshjet e shiut

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën ndërsa 10 mijë prona janë dëmtuar nga përmbytjet e mëdha në Australi. Përmbytjet kanë përfshirë Uellsin e Ri Jugor.

Autoritetet australiane kanë nisur punën për riparimin e dëmeve dhe ndihmën e banorëve të bllokuar, të cilët shpesh janë detyruar të strehohen në çatitë e ndërtesave.

Kryeministri australian Anthony Albanese shprehu keqardhjen për humbjet dhe njoftoi anulimin e vizitës së tij për shkak të situatës emergjente. Ai tha se “është e tmerrshme të dëgjosh lajmin për humbje të tjera jetësh”.

Shërbimet e emergjencës në shtetin e Uellsit të Ri Jugor njoftuan më herët se po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet që përfshiu rajonin ditët e fundit.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan fryrje të lumenjve, duke sjellë përmbytje të zonave të gjera dhe bllokuar afërsisht 50,000 banorë, shumë prej të cilëve u strehuan në çatitë e ndërtesave duke pritur ndihmë nga ekipet e shpëtimit.

Published inTë fundit