Burri e kapi me Tërmet Peçin? Reagon ashpër ELDA: “Fjalët me jane mberthyer ne shpirt..”

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një lajm se bashkëshorti i një punonjëses e Bashkisë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhëtuar me ish-krybashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin.

Mediat raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim dhe forcë në punë.

Mbi këto lajme ka reaguar Elda Xhakollari, e cila është gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar çdo lajm.

Xhakollari në gjendje të rënduar psikologjike shkruan se bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-krybashkiakun e Tepelenës, ndërsa paralajmëron se ka denoncuar çdo person që sipas saj kanë trilluar në media.

Postimi i saj:

Fjalët me jane mberthyer ne shpirt, por tani duhet te dalin.

Prej disa ditesh jam bere subjekt lajmesh te pavërteta dhe shpifese që kanë qarkulluar neper portale dhe rrjete sociale. Nje situate e thjeshte pune eshte keqinterpretuar, eshte nxjerre jashte cdo konteksti dhe eshte kthyer ne nje histori qe nuk ka lidhje me

realitetin tim.Ajo që me dhemb me shume nuk eshte thjeshte permbajtja e ketyre lajmeve,por demi emocional qe ka shkaktuar tek une, familja ime dhe mbi te gjitha, tek dy femijet e mi te mitur. Ata nuk e kuptojne pse nena e tyre perflitet, pse njerezit flasin pa ditur asgje,pse dikush shpif

por ata e ndiejne gjithcka.Dhe kjo me copeton me shume se çdo gje tjeter.

Une nuk po kerkoj meshire. Po kerkoj drejtesi dhe ndjeshmeri.Po kerkoj qe njerezit te mos gjykojne pa ditur, te mos lendojne pa arsye dhe te mos shperndajne lajme qe shkaterrojne jete te verteta.Asgje nga ajo qe eshte thene nuk eshte e vertete. Dhe çdo hap i nevojshem ligjor eshte duke u ndermarre, jo per hakmarje por per te mbrojtur te vertetën dhe per te thenë: MJAFTE ME!

Per me teper, dua te theksoj qarte se :BASHKESHORTI IM NUK KA BERE ASNJEHERE DEKLARATAT QE THUHEN NEPER MEDIA.Çdo fjale që pretendohet se eshte then prej tij është trillim, dhe per kete ceshtje do te ndiqen te gjitha rruget penale dhe civile kunder autorëve të shkrimeve shpifese, si dhe atyre qe i kane shperndare. Ky eshte nje sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshem jo vetem ndaj meje si njeri, por edhe ndaj familjen sime dhe veçanërisht ndaj femijeve te mi te mitur, te cilet jane ekspozuar padreitesisht ndaj kesaj dhune publike.Nuk do te lejoj me askënd te me perdore si “kavje”per t’u gjykuar neper portale qe bëjne “lajme” me kafe dhe komente Facebook-u.

Asnje hap nuk do te mbetet pa u ndjekur.Dinjiteti im,puna ime dhe familja ime nuk janë per t’u prekur.Dhe cdo njeri që ka menduar te me godase do te perballet me forcen e ligjit.

Ky nuk eshte vetem nje sulm ndaj meje si individ.

Eshtë një atentat ndaj te drejtes per privatesi, ndaj etikes, dhe mbi te gjitha, nje perpjekje per te me gjykuar publikisht pa asnje prove, ne mungese totale te te vertetes. Familja ime eshte lenduar rende, dhe ky dem nuk do te kaloje pa u trajtuar institucionalisht dhe ligjerisht.Une nuk do te hesht. Asnje portal, asnje komentues, asnje njeri qe mendon se mund te perdore lirine e fjales si arme shpifjeje nuk do te mbetet pa pergjigie.

Dinjiteti im nuk eshte ne shitje. E verteta do te dale,dhe drejtesia do vihet ne vend.

Eshte shume e lehte ta gjykosh dike pa ditur te verteten.Eshte shume e lehte te besh “moralistin”.

Eshte shume e lehte te shkruash dhe te shash pas atij telefoni…dhe shume e shume te tjera ,

Por nuk eshte aspak e lehte te perballosh dicka te tille, por po e bej per femijet e mi ,

per dinjitetin tim dhe per çdo njeri qe eshte gjykuar padrejtesisht ne heshtje.

Ju lutem, ne vend qe te perhapni dhimbje, perhapni mirekuptim. Perhapni kujdes. Shpifja nuk eshte lajm.

Shpifja eshte dh une!

Une jam me shume se nje titull portali. Jam nje nëne, nje bije, nje njeri.

E them me ze te plotë: gjithcka që eshte publikuar per mua eshte e pavertete. Nje shpifje, nje padrejtesi!

Faleminderit nga zemra te gjitheve qe me kane qendruar prane me fjale mbeshtetjeje e dashamiresi.Kjo gje ka rendesi me shume se c’mund te pershkruaj.

Kurse per ate pjesen tjeter qe gezuan per dhimbjen e nje femre, bije, nene, iu them vetem dicka : ” Do vi dita qe do t’ju vi turp nga vetja”…

Une sjam si ju ….dhe pse me vrate nuk me beni dot si vetja!

Related Posts

Cila verë është më e shëndetshme: e bardha apo e kuqja?

Verërat janë pjesë e kulturës së gastronomisë dhe konsumohen gjerësisht si në tryeza festive, ashtu edhe në momente relaksi. Por një pyetje që ngjall gjithmonë diskutime është:…

Aks*dent tr*gjik në Gjermani, humbin j*tën 3 shqiptarë, 4 të tjerë janë pIagosur

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër…

Shqiptari përpIaset për vd*kje gjatë ndjekjes nga poIicia në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas një ndjekjeje me shpejtësi nga policia. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i…

Hє’lmoi vjehrrën me fotoksiηë, Gjykata e Lartë jep dëηimin përfundimtar për Marjana Çmetën

Marjana Çmeta do të vazhdojë që të qëndrojë në qeli. Gjykata e Lartë ka vulosur dënimin me 32 vite burg për Marjana Çmetën, e cila në vitin…

Shєrr në klub nate me dy të pIagosur, arrєstohen 4 shqiptarë në Itali!

Policia në Bolzano të Italisë arrestoi katër shtetas të rinj shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në një sherr, lëndime të rënda trupore dhe mbajtje pa leje të…

Aks*dent tragj*k në Gjermani/ Ministria e Jashtme njofton: Humbin j*tën tre shqiptarë, katër të tjerë të pl*gosur!

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku si pasojë tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ministria…