Aks*dent tragj*k në Gjermani/ Ministria e Jashtme njofton: Humbin j*tën tre shqiptarë, katër të tjerë të pl*gosur!

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku si pasojë tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se aksidenti sipas autoriteteve gjermane, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Njoftimi i Minsitrisë së Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997

Related Posts

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Nga Hygerta Sako e deri tek Getoar Selimi, dalin EMRAT VIP të Big Brother të këtij edicioni (17 PERSONAZHE)

Ende nuk ka një datë të saktë se kur edicioni i 5-të i formatit Big Brother VIP Kosova do të nisë këtë fundit, por supozimet për pjesëmarrësit…

‘Beni ynë nuk ia doli’! Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së, mesazhi i ndjerë: Familjes sonë do i mbetet shpirti i përvëluar

Vëllai i ish-deputetit të PS Petro Koçi është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një mesazh të ndjerë, ish-deputeti shkruan se…

Tre shenjat më me fat sot – e shtunë 8 nëntor 2025

Qielli i sotëm sjell një frymë të re optimizmi dhe lëvizjeje. Disa shenja ndihen më të lehta, më të sigura në vetvete dhe gati të marrin në…

Ak*sident në mesnatë! Dy persona humbin j*tën, shoferi tjetër, në gjendje të dehur, arrestohet

Një aksident i rëndë me pasojë vd ekjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot. Ngjarja ka përfshirë dy automjete,…

Histori e trishtë familjare: nënë dhe bir gjenden të pajetë pas disa ditësh pa kontakte

Një ngjarje e trishtë ka tronditur zonën e Rafinës në Greqi, ku një grua e moshuar dhe djali i saj u gjetën të vdekur brenda banesës së…