Tr*agjike / Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zj*arri, adoleshentja raportohet në gjendje…

Pas një zjarri të rëndë në veri-perëndim të Londrës, ku humbën jetën nëna, motra dhe dy vëllezërit e saj,një vajzë adoleshente ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën Stonebridge të Brent-it, ku zjarri përfshiu dy banesa. Viktimat janë një grua 43-vjeçare, një vajzë 15-vjeçare dhe dy djem të moshave tetë dhe katër vjeç.

Policia Metropolitane ka njoftuar se një burrë 41-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe ndodhet ende në paraburgim, ndërsa kanë nisur hetimet për vrasje. Një vajzë tjetër 13-vjeçare nga e njëjta familje ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa një grua 71-vjeçare e familjes që gjithashtu pësoi lëndime nga zjarri, ka dalë nga spitali pas trajtimit.

Dëshmitarët raportuan se familja është me origjinë pakistaneze dhe kishin jetuar prej vitesh në rrugën Tillett Close. Shërbimi i Zjarrfikësve të Londrës tha se nëna dhe një nga fëmijët u shpëtuan nga kati i dytë i banesës, por, për fat të keq, vdiqën në vend nga plagët e rënda. Dy fëmijët e tjerë u gjetën të pajetë brenda shtëpisë gjatë përpjekjeve të zjarrfikësve për të përballuar flakët.

Buzë banesës së djegur, qytetarët vendosën trëndafila dhe një arush lodër blu në shenjë zie dhe solidariteti me familjen.

“Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur,” u shpreh Cecilia Marquis, 60 vjeçe, një fqinje e cila ishte dëshmitare e zjarrit. Policia ka nisur një hetim të plotë për shkaqet e zjarrit dhe ka konfirmuar se është trajtuar si një ngjarje e dyshuar për vrasje të shumëfishtë.

Related Posts

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…

Erdhi në jetë 16 javë më herët, askush nuk ishte i sigurt nëse do të mbijetonte. Por zemra e babait..

Berlin, Gjermani — Spitali Charité Ishte vetëm 5 muajsh në barkun e nënës, 16 javë më herët se koha e duhur, dhe peshonte pak më shumë se…

Horoskopi ditor, e enjte 1 janar 2026

Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet…

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…