Skip to content

“Grυshta dhe shkυlje fIokësh”, vajza dhυnohet nga i vëIIai pasi nuk mblodhi para

Pamje tepër shqetësuese dhe të rënda kanë mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania ku një vajze të mitur dhunohet nga vëllai.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Universitetit Bujqësor të Tiranës, pasi vajza e detyruar të lypë në rrugë, nuk kishte arritur të mbledhë mjaftueshëm para. Si pasojë, i vëllai ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj saj, duke e goditur në kokë me grushta dhe shpulla, si dhe duke e tërhequr për flokësh, pavarësisht të qarave dhe lutjeve të saj.

Kjo ngjarje thekson edhe një herë dramën e fëmijëve që shfrytëzohen për lypje dhe dhunohen brenda vetë familjes.

Institucionet ligjzbatuese duhet të ndërhyjnë menjëherë për identifikimin dhe ndëshkimin e dhunuesit pasi ky rast nënvizon urgjencën për veprim konkret ndaj fenomeneve të shfrytëzimit, dhunës dhe mungesës së mbrojtjes sociale për fëmijët në nevojë.

Published inTë fundit