“Nëse ikën Saliu, bie edhe Rama”, Ngjela: Berisha mbeturinë kombëtare, nuk ka vota

Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend.

Me tone të ashpra ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, Ngjela u shpreh se ai është një figurë e konsumuar politikisht dhe se largimi i tij nga skena politike do të sillte një të ardhme të re për Partinë Demokratike.

“Akoma nuk e mësuat ju kush është Saliu? Ai është një mbeturinë kombëtare, nuk ka më vota. Do ta dëgjoni, ai nuk ka punuar për Shqipërinë. Mos u merrni me të”, tha Ngjela në studion e Report TV.

Ngjela theksoi se Berisha nuk ka më asnjë rol përfaqësues dhe se është i shpallur “non grata” nga SHBA.

“E ka bërë këtë gjithmonë. As drejtor në një ndërmarrje nuk mund të jetë, është shpallur non grata. Përsëritja është një faliment”, vijoi Ngjela.

Avokati nënvizoi se për të shpëtuar Partinë Demokratike, Berisha duhet të largohet nga drejtimi i saj, duke shtuar se mes tij dhe Ramës ka bashkëpunim të heshtur.

“Po të iki ai nga PD, Partia Demokratike merr pushtetin. Rama dhe Berisha janë bashkë. A e kuptoni që Saliu e mban Ramën”, tha më tej avokati.

Në lidhje me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, Ngjela vlerësoi punën e SPAK dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj në hetimet që po kryhen.

“SPAK-u po punon, edhe është me ekspertë të huaj dhe ata janë me skrupulozitet. SPAK ka punuar shumë mirë. Saliun e ka në proces penal. Po të tjerët, se korrupsioni ishte shumë i gjerë?”, u shpreh ai.

Sipas Ngjelës, vendi ndodhet përballë një momenti vendimtar për të dalë nga uzurpimi dhe për të përmbushur qëllimin e shpallur edhe nga aleatët ndërkombëtarë.

“Do i qëndrojmë asaj që tha Blinken, do ta heqim korrupsionin. Ne po presim që Shqipëria të dalë nga uzurpimi”, përfundoi Ngjela

Related Posts

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…

Erdhi në jetë 16 javë më herët, askush nuk ishte i sigurt nëse do të mbijetonte. Por zemra e babait..

Berlin, Gjermani — Spitali Charité Ishte vetëm 5 muajsh në barkun e nënës, 16 javë më herët se koha e duhur, dhe peshonte pak më shumë se…

Horoskopi ditor, e enjte 1 janar 2026

Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet…

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…