Nga ditët me shi ja kur riktehet vapa dhe ditët e nxehta përvëluese

Mot i ngrohtë me reshje të izoluara – fundjavë përvëluese në horizont

Sipas sinoptikanes së njohur Tanja Porja, ditën e sotme do të dominojnë vranësira të dukshme, ndërsa reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara, kryesisht në zonat juglindore, gjatë pasdites. Temperaturat mbeten të larta, me vlerën më të ulët në rang territori prej 28°C, të regjistruar në disa qytete të shtrirjes perëndimore pecjell shqiptari.net.

Çfarë moti na pret në pesë ditët në vijim?

Nga dita e enjte deri në fillimin e javës tjetër, do të hyjmë zyrtarisht në stinën e verës, jo vetëm nga kalendari, por edhe nga vlerat e larta termike që do të mbizotërojnë.

Megjithatë, dita e premte do të sjellë rrebeshe afatshkurtra:

Paraditja e së premtes do të nisë me shtim të ndjeshëm të vranësirave, fillimisht me reshje në veriperëndim, të cilat më pas zhvendosen drejt qendrës, dhe në pasdite prekin edhe lindjen dhe juglindjen.
Për pasojë, temperaturat do të zbresin në mesditë deri në 23°C në disa zona, ndërsa mëngjesi i së premtes do të jetë relativisht i freskët, me minimumin që mund të shkojë deri në 7°C në zonat malore.
Pas kësaj, moti rikuperohet me shpejtësi. E shtuna dhe e diela do të sjellin një fundjavë të nxehtë, me rritje të ndjeshme të temperaturave si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Do të ketë vranësira kalimtare, kryesisht pasdite dhe në gjysmën lindore të vendit.

Zona më e favorizuar do të jetë bregdeti, nga Durrësi deri në Sarandë, ku kushtet e motit do të jenë më të qëndrueshme. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat maksimale në fundjavë dhe në fillim të javës që vjen pritet të shkojnë mbi 31–32°C, sidomos në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Related Posts

‘Hetimi i Ramës nga SPAK, i pashmangshëm’/ Gazetari: 2026-a, fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presin

Në një analizë politike të vitit që po mbyllet, gazetari Genc Burimi theksoi se viti 2025 është përshkruar si faza finale e kalbëzimit për qeverinë Rama, duke…

Rregulla qe nuk jane aplikuar kurre me pare, cfare duhet te dini per udhetimet nga 1 janari 2026. Kujdes mund te ktheheni mbrapsht

Rregulla qe nuk jane aplikuar kurre me pare, cfare duhet te dini per udhetimet nga 1 janari 2026. Kujdes mund te ktheheni mbrapsht Për udhëtarët që planifikojnë…

Lajm i fundit! Vdes ish kryetari i kuvendit

Ka vdekur Nexhat Daci, politikan dhe ish-kryetar i Kuvendit te Kosoves. Lajmin për vdekjen e tij e bëri Dimal Basha, kryetar i Kuvendit në legjislaturën e nëntë….

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…