Përmb*tje të tm*rrshme, vd*sin të paktën 26 persona

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin Mokëa në shtetin e Nigerit, në perëndim të Nigerisë, shkaktuan përmbytje shkatërrimtare mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.

Sipas zyrtarëve të Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Emergjencave (SEMA), rreth 50 shtëpi u përfshinë nga ujërat e furishme, së bashku me familjet që jetonin në to.

Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë disa banorë, përfshirë një nënë dhe dy fëmijët e saj.

“Situata është tragjike. Po vazhdojmë operacionet e kërkim-shpëtimit me shpresën për të gjetur të mbijetuar,” tha një zyrtar lokal.

Shërbimi Meteorologjik Nigerian (NiMet) kishte paralajmëruar më herët për reshje të dendura në 15 shtete, por dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Mokwa kanë qenë veçanërisht të rënda.

Nigeria ende po përballet me pasojat e përmbytjeve të vitit 2022, kur mbi 1,200 njerëz humbën jetën dhe mbi një milion e 200 mijë persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, përmbytjet më të rënda në dekada.

Related Posts

Gomari i aks*dentuar prej 3 ditësh ende i gjallë, askush s’ndërhyn për ta shpëtuar

Një rast shqetësues i neglizhencës ndaj kafshëve është raportuar në aksin nacional Shkodër–Koplik, konkretisht në zonën e Shtojit të Vjetër. Prej më shumë se tre ditësh, një…

Shkrumbohet nga flakët kisha historike 154-vjeçare

Një kishë historike në Amsterdam, e njohur për vlerën e saj kulturore dhe arkitekturore, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rrëzimin…

Ulërima dhe panik: Dalin pamjet e tm’errshme nga zjarri në Zvicër

Viti i ri 2026 ka nisur me një tragjedi të rëndë në Zvicër, ku një zjarr shkatërrues në një bar në resortin e njohur alpin Crans-Montana i…

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale…

Moderatorit të Big Brother VIP nuk i fillon mirë Viti i Ri, ai shtrohet në spital

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,…

Horoskopi 2026 trondit pritshmëritë: disa shenja do ndryshojnë jetë, të tjerat përballen me prova të forta

Horoskopi i Dashit për vitin 2026 Viti 2026 nuk është thjesht një vit tjetër; është viti juaj. Imagjinoni një vit ku çdo vendim që merrni ju shtyn…