KRlMl QË TMERR0l ITALINË / I mori j*tën vajzës teksa mbronte të ëmën, νɾau dhe të dashurin e Teftës, Prokuroria kërkon buɾgim të pëɾjetshëm me izolim për Taulant Malajn

Ka nisur faza përfundimtare e gjykimit ndaj Taulant Malajt, 47 vjeç, me origjinë shqiptare, i akuzuar për një nga krimet më të rënda familjare të ndodhura në Itali vitet e fundit. Prokuroria italiane ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Malajn, i akuzuar për dy vrasje me dashje dhe një tentativë vrasjeje me rrethana rënduese.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj 2022 në Torremaggiore, ku sipas hetimeve, Malaj vrau me thikë Massimo De Santis, 51 vjeç, i konsideruar nga ai si i dashuri i bashkëshortes së tij Tefta Lelaj, dhe vajzën e tij 16-vjeçare, Jessica, e cila ndërhyri për të mbrojtur të ëmën. Edhe vetë Tefta mbeti rëndë e plagosur, pasi u godit me disa goditje thike, por mbijetoi.

Gjatë seancës gjyqësore, prokurori Antonio Laronga dhe prokurorja Sabrina Cicala paraqitën një panoramë të detajuar të asaj që e cilësuan si “masakra e Torremaggiore-s”, një prej akteve më të përgjakshme të ndodhura në provincën e Foggia-s (Capitanata) në dy vitet e fundit.

Në fjalën e saj, prokurorja Cicala u referua në mënyrë të drejtpërdrejtë pamjeve filmike të ngjarjes, të cilat u transmetuan në sallën e gjyqit si prova kyçe. Në to, Malaj shihet dhe dëgjohet duke thënë: “Shikoni, i vrava unë, e bëra vetëm.”

“Jo vetëm që kemi një pranimi të qartë të krimit, por edhe një shfaqje të qëllimshme të dhunës, me një ndjesi kënaqësie për atë që kishte bërë,” u shpreh prokuroria. Sipas saj, shkaku i ngjarjes ishte tradhtia e supozuar e bashkëshortes Tefta me fqinjën Massimo De Santis. Ai ishte viktima e parë, i goditur plot 23 herë me thikë, me një forcë brutale që nuk i la asnjë mundësi shpëtimi.

“Malaj synonte të rivendoste ‘nderin’ e tij dhe të ‘ndëshkonte’ gruan, të cilën e shihte si pronë personale,” u theksua në sallën e gjyqit. Në këtë plan të dhunshëm, ndërhyri Jessica, e bija, për të ndihmuar të ëmën – por edhe ajo u bë viktimë e të atit. Ajo u qëllua dy herë, në zemër dhe në mushkëri, me aq forcë saqë thikat i kanë shpuar sternumin. “Asgjë nuk lidhet me ndonjë neglizhencë mjekësore. Goditjet ishin fatale,” deklaroi Laronga.

Taulant Malaj

Prokuroria hodhi poshtë edhe pretendimet e mbrojtjes për një gjendje të mundshme të çrregulluar mendore të Malajt. “Nuk ka asnjë të dhënë klinike, asnjë histori të mëparshme, asnjë simptomë që të mbështesë një mungesë të përgjegjësisë penale,” thanë prokurorët, duke shtuar se edhe opinionet e ekspertëve të mbrojtjes janë të bazuara vetëm në pasojat psikologjike pas ngjarjes.

“Malaj e kishte planifikuar gjithçka,” tha Laronga. “Ai i njihte zakonet e viktimave, i priste dhe i sulmoi në befasi. Vrasja e De Santis dhe tentativa për të vrarë gruan janë pjesë e së njëjtës skemë kriminale. Vajza ishte një ‘e papritur’, por ai nuk u ndal as përpara saj.”

Për këtë, kërkesa e Prokurorisë ishte e prerë: burgim i përjetshëm, me izolim të përkohshëm ditor për 1 vit e 6 muaj, dhe aplikimi i dënimeve plotësuese të parashikuara nga ligji.

Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe palët civile në proces. Avokati Roberto De Rossi, përfaqësues i Tefta Lelaj (gruaja e mbijetuar, e cila ka ndryshuar tashmë mbiemrin), kërkoi dënim maksimal duke theksuar “përgjegjësinë e padiskutueshme të të pandehurit”. Avokati Matteo Tenace, që përfaqëson familjarët e Massimo De Santis, deklaroi se vrasja “ishte kryer me një egërsi të tillë që nuk i la asnjë shans viktimës”. Ndërsa avokatja Anna Grasso, përfaqësuese e shoqatës sociale “Il Filo di Arianna”, vlerësoi se ishte e qartë që i pandehuri “kishte vepruar me qëllim të qartë për të përfunduar planin e tij kriminal”.

Procesi, i cili nisi më 22 mars 2024 dhe përfshiu 31 dëshmitarë, përfshirë vetë të mbijetuarën Tefta Lelaj, do të vijojë në fund të qershorit me mbledhjen e mbrojtjes, përmes avokatëve Giacomo Lattanzio dhe Michele Maiellaro, që përfaqësojnë Taulant Malajn.

Related Posts

Rogerti sapo hodhi akuza të forta ndaj Ledion Liços (Video)

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, dhe këtë herë analizat e banorëve nuk po limitohen vetëm tek njëri-tjetri, por kanë kaluar…

Sara Gjordeni akuzon formatin dhe i del në mbrojtje banorëve të BBVA 5 pas gafave në sfidën me pyetje

Ditët e fundit, rrjeti ka “kryqëzuar” banorët e “Big Brother VIP Albania 5” për gafat e tyre të panumërta gjatë testit të kulturës së përgjithshme. Ndërkohë që…

Trump ‘nuk kursen’, kryeministrin britanik: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin që erdhi Starmer

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sërish kryeministrin britanik Keir Starmer duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të mira, deri në momentin që ‘erdhi Starmer’….

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 mars 2026

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë do të…

Zgjedhjet në PD/ Kush do ta marrë drejtimin e partisë? Deklarata befasuese e Boçit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut apo dhe zgjedhja e kreut të ri të kësaj partie….

“Nëse për dikë është tmerr…”- Fifi i del në mbrojtje Erkandit dhe ONIMA, zbulon edhe një sekret

Skandali i bujshëm mes këngëtarit Gjesti dhe shtëpisë diskografike “ONIMA” ka ndarë në dy kampe estradën shqiptare. Ndërkohë që një numër i madh artistësh kanë dalë publikisht…