Zgjedhjet në PD/ Kush do ta marrë drejtimin e partisë? Deklarata befasuese e Boçit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut apo dhe zgjedhja e kreut të ri të kësaj partie.

I ftuar në News24, ai tha se PD është në fazë riorganizimi, ndërsa konfirmoi se i pari në listë për të garuar për kryetar të kësaj force, është Sali Berisha.

“PD është në fazën e riorganizimit sipas statutit të partisë. Jemi në normalitet. Normalitet i domosdoshëm për zëra brenda PD dhe përtej saj. Kjo është bashkangjitur dhe me kërkesën e grupit parlamentar, ku i është kërkuar deputetëve të PD që të jenë më pranë qytetarëve, që t’i ftojnë në protesta”, tha ai.

Pyetjes nëse ka garë reale për kreun e ri të PD-së, Boçi tha se gara është shpallur.

“Ditët në vijim besoj se do të ketë kandidatura. Se do të bëjmë si Maqo Lakrori, do të gjejmë një ‘Maqo’. Kandidati i parë është kryetari aktual, Berisha. Secili ka ambicie mund të hedhë kandidaturën, që të plotësojë kushtet. Nuk besoj se PD ka luksin që të hapet kaq shumë. Të hapet, por jo çdo njeri që ka ambicie duhet të jesh pjesë e garës. Ka disa pika në statut. Ka shumë persona që përmbushin këto kushte, por varet nga ambicia. Zyrtare nuk ka asgjë (Në rastin e Evi Kokalarit). Zyrtare është kur zyrtarizohesh nga forumet e partisë. Ndërkohë që secili e ka të drejtë që të shprehë ambicien e tij. Nuk ka pasur vjedhje votash në garat e brendshme të PD dhe jo më në garën që zgjidhet kryetari i kësaj partie.”, tha ai.

Duke iu përgjigjur zërave kritike që nuk do të jetë garë brenda PD për kryetarin e ri, ai tha se këto mendime e shëndoshin partinë.

“Unë vij nga një garë për zgjedhjen e kryetarit të PD në Shkodër. Ishte garë modele. Demokracia e brendshme është funksionale. Ka një risi që tregon shkallën e demokracisë së një partie politike. Kemi dhe 5 drejtuese që vinë nga gratë e PD. Unë kam ambicie që të rikandidoj për postin e nënkryetarin e PD”, tha ai. Duke u ndalur te propozimi i Salianjit që nuk duhet të ndryshojë neni 46, Boçi shtoi; “Nuk është akuzë, por propozim. Statut ka rëndësi që të garantojë parimet”.

Boçi u pyet për zërat se Salianji mund të garojë për kryetar partie.

“Statusi i Salianjit? I vetëpërcaktuar! I vetëpërjashtuar. Ai është anëtar i PD-së. Kriteret i trajton grupi i punës, nuk jam këtu me autoritetin e tyre. Se shpreha këtë as me zonjën Kokalari dhe do të bëja diskriminim nëse shprehesha për një tjetër. Grupi që do të ngrihet për verifikimin e kandidatëve, është ai që do të vendosë. Unë jam nënkryetar i PD që kam si detyrë organizimin e partisë. Preferoj të jem zyrtar dhe korrekt.”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Rogerti sapo hodhi akuza të forta ndaj Ledion Liços (Video)

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, dhe këtë herë analizat e banorëve nuk po limitohen vetëm tek njëri-tjetri, por kanë kaluar…

Sara Gjordeni akuzon formatin dhe i del në mbrojtje banorëve të BBVA 5 pas gafave në sfidën me pyetje

Ditët e fundit, rrjeti ka “kryqëzuar” banorët e “Big Brother VIP Albania 5” për gafat e tyre të panumërta gjatë testit të kulturës së përgjithshme. Ndërkohë që…

Trump ‘nuk kursen’, kryeministrin britanik: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin që erdhi Starmer

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sërish kryeministrin britanik Keir Starmer duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të mira, deri në momentin që ‘erdhi Starmer’….

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 mars 2026

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë do të…

“Nëse për dikë është tmerr…”- Fifi i del në mbrojtje Erkandit dhe ONIMA, zbulon edhe një sekret

Skandali i bujshëm mes këngëtarit Gjesti dhe shtëpisë diskografike “ONIMA” ka ndarë në dy kampe estradën shqiptare. Ndërkohë që një numër i madh artistësh kanë dalë publikisht…

Trump: Aleatët dhe NATO refuzojnë të ndihmojnë për sigurinë e Hormuzit

Donald Trump kritikon NATO-n dhe aleatët e tjerë të SHBA-së. Tregoi se i është thënë se ata “nuk duan të përfshihen” në luftën e Iranit Presidenti amerikan…