Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belindës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, po tenton që t’i bëjë oponencë koleges së saj, ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Disa javë më parë, VoxNews publikoi procedurat e një tenderi që bëri Balluku, e cila shpenzonte 10 mijë euro që t’i lahej makina 12 herë në muaj. Denoncimi i redaksisë sonë u përdor për fushatë dhe zgjedhje, si shpenzim luksi, teksa zv.kryeministrja nuk është e vetmja që bën tendera të tillë.

Ogerta Manastirliu, e cila pasi e “ndriti” te Shëndetësia, ka shkuar për të bërë politikat e Arsimit dhe Sportit. Emri i saj ishte në listë të sigurt gjatë zgjedhjeve, teksa ishte një nga drejtueset formale politike, e cila vetëm sa shoqëronte kryeministrin në disa vizita të vona në selitë e PS-së.

Ndërkohë, pasi u “lodh” gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, po mendon për komoditetin, duke synuar edhe rolin që tashmë ka marrë Balluku.

Faksimile: Tenderi i hapur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për larjen e makinave
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, pak ditë më parë është hapur një tender me objekt “shërbim larje për automjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”.

Zarfet e ofertave do të hapen më datë 2 qershor 2025, teksa vlera e akorduar është sërish rreth 10 mijë euro. Në dokumente janë shkruar edhe të dhënat dhe specifikimet teknike të shërbimit.

Kërkohet që makina “Audi A8” me të cilën lëviz Manastirliu të lahet 30 herë në muaj. Ose çdo ditë, madje të shtunë dhe të dielë. Një abuzim i pastër, pasi ditët e punës janë vetëm 22, por ministrja e do makinën e larë edhe të shtunë e të dielë, duke e përdorur për qëllime private.

Por, jo vetëm kjo makinë, pasi edhe makina “Toyota RAV4” apo edhe “Volvo XC60” do të lahen 30 herë në ditë. Këto makina përdoren nga drejtuesit e ministrisë, zv.ministrat/et apo edhe vetë ministrja. Sërish 30 herë në muaj larje për këto makina, të shtunë dhe të dielë.

Ministria kërkon që edhe makinat “Hyndai Getz”, “Toyota Prius” dhe “Hyundai Santa Fe” të lahen 4 herë në muaj, 1 herë në javë. Gjithashtu, kërkohet që makinave t’u lahet tapiceria 7 herë në vit. Ministria e kërkon lavazhin 2.5 km larg ministrisë./Vox News

Related Posts

E trishtë! Humb betejën me k’ancerin, ndahet nga jeta ish zyrtari lartë shqiptar

Është ndarë nga jeta ish-prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët njoftojnë se Bala vuante prej…

Djali G0DET pa mëshirë nënën 30 herë me thikë para fqinjëve, pretendonte se ishte shtrigë…

Një djalë bërtiti “Dua që ajo të vdesë” ndërsa e theri nënën e tij më shumë se 30 herë jashtë shtëpisë së tyre, dëgjoi një gjykatë. Daniel…

Po udhëtonte me makinë, 35-vjeçari në Tiranë pëson atak dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar atak kardiak duke udhëtuar me makinë. Ngjarja ka…

Pengmarrja e shqiptarit nga Kosova/ Dalin pamjet, autorët duke drekuar me 39-vjeçarin, dyshohet se…

Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një të riu nga Kosova. Sipas policisë, ngjarja lidhet me një…

‘Gjyqtarët 4 me 4 deri në minutën e fundit’/ Lala: Vendimi për Ballukun s’do të thotë se Rama fitoi, ja çfarë vjen më..

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga seanca e sotme në Mbledhjen e Gjyqtarëve, për shqyrtimin e ankesës së kryeministrit ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra…

Lajm i zi/ Kush është nënkryetarja e Dhomës së Biznesit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Dy gra humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosove. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni,…