Kënga “Jetë” është dedikim për Gjestin? Flet Egli Tako

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka ndarë më shumë detaje në lidhje me projektin e saj më të fundit muzikor, këngën “Jetë”.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo foli jo vetëm për muzikën, por edhe për dëshirën për të qenë pjesë e botës së kinemasë.

Egli theksoi se ka një lidhje të fortë me artin dhe se kënga nuk është thjesht një rastësi, pasi ajo ka ndjekur një shkollë arti dhe kishte përgatitur pesë materiale muzikore më herët.

“Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë,” tha ajo gjatë intervistës.

Egli shtoi se muzika ka qenë gjithmonë një pasion i thellë për të: “Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.”

Sa i përket përmbajtjes së këngës “Jetë”, ajo preferoi të mos e lidhte me një histori apo person të caktuar, duke theksuar natyrën subjektive të artit:

“Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”

Me këtë projekt të ri, Egli Tako rikthehet në muzikë, duke sjellë për publikun një këngë që sipas saj reflekton ndjenjat dhe shpirtin e saj artistik.

Related Posts

“Burri i tha gruas të kryente marr***ënie me babain për të provuar a bënte fëmijë”, rrëfimi tro*ditës i psikologes shqiptare

Psikologia Denada Toçe gjatë analizimit të rastit të Margaritës 13-vjeçare nga Librazhdi të premtuar për një 25-vjeçar ka treguar për emisionin investigativ të Italia 1 edhe një…

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shëngjin – 32-vjeçari humbi jetën gjatë përgatitjeve për koncertin me artistë të njohur shqiptarë

Shëngjin, 19 Korrik 2025 – Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar humbi…

Besi nis një lidhje të re pas divorcit me Xhensilën, partnerja e re është…

Teksa lajmet për jetën personale të Xhensila Myrtezajt dhe raporti i saj me Ledri Vulën kanë dominuar rrjetet sociale, edhe Bes Kallaku duket se ka nisur një…

Dafina Zeqiri reagon ndaj ndjekëses që e kritikoi për lindjen e Daskanit (Foto)

Pas publikimit të lajmit për ardhjen në jetë të djalit të saj, Dafina Zeqiri është përballur me një koment kritik nga një ndjekëse në rrjetet sociale, e…

Shkon në Gjermani të kërkojë gruan me dy fëmijët, shkodrani tr*nditet nga ajo që zbuIon

Një histori dhimbjeje dhe kërkimi i drejtësisë nga një baba shkodran: Gruaja u zhduk me fëmijët dhe u rishfaq e martuar me një tjetër Në një rrëfim…

Nëse ju rrinë duart e ftohta? Kujdes, Zbuloni problemet që mund ta shkaktojnë

Disa njerëz mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj të ft ohtit. Ka njerëz që preferojnë të mbajnë çorape prej leshi edhe gjatë natës e ka të…