Emrat/ Ishin nisur për në punë, aksidentohen dhe humbin jetën në Itali 2 shqiptarë!

Një aksident fatal ka ndodhur dy ditë më parë në Trento të Italisë nga ku mësohet se një kamionçinë e një kompanie u përplas me një kamion me targa të huaja.

Ngjarja ndodhi jo shumë larg pikës së pagesës së Chiusës ndërsa vitkimat janë dy shqiptarë nga Kosova Valdrin Xhyliqit dhe Driton Sadikaj.

Sipas mediave italiane, viktimat e përplasjes janë dy punëtorë ndërtimi banorë të Bolzanos, që ndodheshin në kamionçinë teksa kabina e shoferit u shkatërrua nga përplasja dhe dy personat e plagosur me sa duket mbetën të bllokuar brenda. Xhyliqi, 21-vjeç, ishte nga Malisheva dhe jetonte në qytet me prindërit e tij. Sadikaj, dy vjet më i madh, ishte nga Deçani, dhe jetonte me gruan e tij. Atë mëngjes ata ishin nisur, së bashku me një koleg të tretë, drejt Brunico-s , ku punonin në një kantier ndërtimi.

Mësohet gjishtashtu se ata sapo kishin hyrë në autostradën që shkonte në veri kur, në kilometrin e 50-të, midis kabinave të pagesës së Chiusës dhe Bressanones, shoferi filloi manovrën për të kaluar nga korsia e parakalimit në korsinë e qarkullimit, ku, megjithatë, nuk vuri re se kishte një radhë të gjatë kamionësh që lëviznin ngadalë dhe ai nuk mundi t’i shmangte ato.

Raportohet se pas aksidentit, trafiku u bllokua në të dyja drejtimet për disa kilometra dhe më pas rifilloi me radhë dhe ngadalësime. Nga ana tjetër, helikopteri i emergjencës Pelikan 2, Kryqi i Bardhë me një mjek dhe ekipe shpëtimi, zjarrfikësit vullnetarë të Chiusës, Bressanones dhe Varnës dhe policia e trafikut ndërhynë në vendngjarje për të ofruar ndihmë, por pa mundur të shpëtojnë jetët e dy shqiptarëve.

Related Posts

“Burri i tha gruas të kryente marr***ënie me babain për të provuar a bënte fëmijë”, rrëfimi tro*ditës i psikologes shqiptare

Psikologia Denada Toçe gjatë analizimit të rastit të Margaritës 13-vjeçare nga Librazhdi të premtuar për një 25-vjeçar ka treguar për emisionin investigativ të Italia 1 edhe një…

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shëngjin – 32-vjeçari humbi jetën gjatë përgatitjeve për koncertin me artistë të njohur shqiptarë

Shëngjin, 19 Korrik 2025 – Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar humbi…

Besi nis një lidhje të re pas divorcit me Xhensilën, partnerja e re është…

Teksa lajmet për jetën personale të Xhensila Myrtezajt dhe raporti i saj me Ledri Vulën kanë dominuar rrjetet sociale, edhe Bes Kallaku duket se ka nisur një…

Dafina Zeqiri reagon ndaj ndjekëses që e kritikoi për lindjen e Daskanit (Foto)

Pas publikimit të lajmit për ardhjen në jetë të djalit të saj, Dafina Zeqiri është përballur me një koment kritik nga një ndjekëse në rrjetet sociale, e…

Shkon në Gjermani të kërkojë gruan me dy fëmijët, shkodrani tr*nditet nga ajo që zbuIon

Një histori dhimbjeje dhe kërkimi i drejtësisë nga një baba shkodran: Gruaja u zhduk me fëmijët dhe u rishfaq e martuar me një tjetër Në një rrëfim…

Nëse ju rrinë duart e ftohta? Kujdes, Zbuloni problemet që mund ta shkaktojnë

Disa njerëz mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj të ft ohtit. Ka njerëz që preferojnë të mbajnë çorape prej leshi edhe gjatë natës e ka të…