Do keni fr*ke edhe..! Qeveria rekruton 6000 persona si policë ‘spiunë’! Si do zbulohet gjithcka cfare bejme

Gjatë diktaturës, Anëtarët e Grupit të Bashkëpunimit Vullnetar të Policisë, përgjonin ditë-natë nëpër rrugë, lagje, ndërmarrje, shkolla, universitete, trena, hotele, ditë festash, zgjedhjesh e ndeshjesh futbolli, dhe ata që përgjonin e raportonin te operativët e sigurimit…

Pas emërimit të Ervin Hoxhës në postin e ministrit të Brendshëm dhe të Ilir Prodës në detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, situata e rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri ka hyrë në një fazë alarmante. Policia ka humbur kontrollin mbi territorin dhe nuk arrin të përballojë krimin, si në qytete ashtu edhe në zonat rurale. Për më tepër, në nivele të caktuara drejtuese të policisë ekziston një përfshirje e qartë në rrjetet kriminale.

Në përpjekje për ta maskuar këtë dështim total dhe për të krijuar një fasadë të rreme të angazhimit për sigurinë, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një akt të paprecedentë: rikthimin e një strukture të ngjashme me Grupet e Bashkëpunimit Vullnetar (AGBV) të kohës së diktaturës. Me vendimin e qeverisë të datës 28 maj 2025, është miratuar ngritja e një organizate me “policë vullnetarë” në komunitet, të cilët do të funksionojnë si ndihmës të Policisë së Shtetit.

Ky vendim përbën një ringjallje të plotë të praktikave të regjimit të Kadri Hazbiut dhe Sigurimit të Shtetit. Policët vullnetarë do të kenë të drejtën të patrullojnë në lagje, në transport publik, në stadiume, plazhe, aeroporte, terminale dhe institucione arsimore, si dhe të “mbledhin informacione me interes për policinë”, pa ndonjë kriter të qartë ligjor apo etik.

Vendimi përcakton që policët vullnetarë mund të angazhohen deri në 25 orë në javë, por nuk specifikon nëse do të paguhen, duke lënë hapur mundësinë që të përdoren si punonjës informalë – ose si patronazhistë të legalizuar të qeverisë.

Sipas dokumentit zyrtar, ata do të ndjekin individë të dyshuar dhe do të mbledhin të dhëna për “kërcënime ndaj rendit dhe sigurisë”, ndërkohë që vetë Policia e Shtetit vazhdon të jetë jofunksionale në luftën kundër krimit të organizuar. Në praktikë, ky rrjet policësh vullnetarë nuk është gjë tjetër veçse një strukturë përgjimi e përhapur në të gjithë territorin, në funksion të kontrollit shoqëror dhe mbledhjes së informacionit për qëllime politike.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama eksperimenton me modele të tilla. Në vitin 2019, ai kishte miratuar një vendim të ngjashëm për rekrutimin e një grupi të ngushtë spiunësh me përvojë. Tani, përmasat janë shumë më të mëdha dhe përfshijnë gjithë Shqipërinë. Sipas informacionit të siguruar nga burime brenda qeverisë, synohet rekrutimi i të paktën 6000 “policëve vullnetarë” që do të funksionojnë si “sytë, veshët dhe goja” e shtetit në çdo komunitet.

Ky veprim është një sinjal i qartë se pushteti ka humbur mbështetjen reale të strukturave shtetërore dhe është detyruar të kthehet tek forma primitive të kontrollit politik dhe social. Vendimi përbën një ndërhyrje të rrezikshme në jetën private të qytetarëve dhe rihap plagët e një historie të errët të shtetit totalitar./Pamfleti

Related Posts

Rama porosit Belindën të firmosë, shkarkohet nga detyra…

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, z. Eol Çashku. Vendimi është firmosur nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në…

Autopsia rëndon më keq ish të dashurin: Martina VDlQ në AG0Nl pas g*ditjeve në kafkë. Nëna e 14-vjeçares: E trajtuam si djalin tonë, doli një për’bindësh!

Detaje tronditëse kanë dalë nga autopsia e trupit të 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra barbarisht nga ish-i dashuri i saj 19-vjeçar, Alessio Tucci. Vajza e…

Tregu i zi shpërt’hen para ndeshjes me Serbinë: Biletat arrijnë deri në 1000 euro

Të shtunën do të mbahet ndeshja e shumëpritur e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Interesi i tifozëve për të ndjekur përballien është…

Dalin pamjet/ 19-vjeçarja që humbi j*tën pas rënies nga parashuta pësoi a’tak paniku (Video)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mal të Zi, ku 19-vjeçarja serbe Tijana Radonić humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash gjatë një…

Njerëzit hidhen nga ndërtesat për t’i shpëtuar tërmetit në Greqi dhe Turqi/ Disa të plagosur dhe të vdekur

Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit zonën detare midis ishullit të Rodosit në Greqi dhe bregdetit perëndimor të…

Flet e mbijetuara e aks*dentit me Jetski me një viktimë në Durrës: Ja çfarë ndodhi!

Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës tek Shkëmbi i Kavajës, hynë në thellësi…