“Qershor përvëlues”/ Paralajmërojnë sinoptikanët: Kujdes nga temperaturat e pazakonta

Qershori ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan, meteorologia Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë një muaj të nxehtë me temperatura të larta që do të arrijnë deri në 35 gradë. Sipas saj gjatë ditës së sotme temperatura më e lartë 32 gradë do të regjistrohet në Elbasan.

“Jo vetëm dita e sotme e gjithë kjo javë dhe java tjetër. Ka nisur qershor me valën e parë të të nxehtit nga Afrika. Temperatura nga 7-32 gjatë ditës së sotme. Diell gjatë gjithë ditës në 95% të territorit. Orët e natës dhe paraditja të kthjellëta. Termometri sot është rritur me 3 gradë. Kemi 32 gradë celsius në Elbasan”, tha Porja. Meteorologia tha se gjatë gjithë muajit qershor do të mbizotërojnë temperaturat e larta nga 35-38 gradë. Qarqet më të prekura sipas saj do të jenë Elbasani Berat, Fieri dhe Gjirokastra.

“Do të ketë ditë me 34-35 gradë. Deri në datën 15 termometri qëndron në grada të larta, mëngjeset sa vijnë e ngrohen. Qershori do të jetë një muaj i nxehtë. Pritet që qershori të kapë 38 gradë, por në 3 ditë të ndara, po jo ditë të njëpasnjëshme. 38-gradëshi Fier, Elbasan, Berati, ndërsa Gjirokastra me pikëpyetje. Freskohet pak në mes të qershorit dhe pastaj kthehen temperaturat e larta”.

Porja paralajmëron gjithashtu një verë të thatë dhe me temperatura që do të kapërcejnë 40- gradëshin. “Kjo verë do të jetë shumë e thatë. Korriku dhe gushti do ta arrijnë dhe kapërcejnë 40-gradëshin. Mungojnë reshjet deri në shtator”, tha Porja.

Related Posts

Dhjetë sekretet e çifteve që nuk ndahen kurrë!

Në një botë ku lidhjet shpesh treten mes stresit, mungesës së komunikimit dhe jetës së ngarkuar, disa çifte ia dalin të qëndrojnë bashkë — me dashuri, me…

Aksident me vd*ekje/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të diel në Divjakë. Nga informacionet paraprake mësohet se Mali Meta, 62-vjeçar, duke drejtuar një zetor në parcela, ka humbur…

Alarmante/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet zonën detare, paralajmërime për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi sot afër brigjeve lindore të gadishullit Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, sipas shërbimeve që monitorojnë aktivitetin…

M’bytet pushuesi në Tale të Lezhës

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ditën e sotme në Tale. Viktima mësohet se po lahej në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit ku u nxor…

“HlQENl qafe!”, rr*mbeu dhe D0GJl të gjaIIë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Iirohet nga b’urgu Marjeta Karaj

Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës. Lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi…

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve

Një kurorë me lule, simbol mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…