Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria/ Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

“Çfarë muaji! Të gjithë do të pyesim akoma nuk kam gjetur një punë? Akoma nuk kam dashuruar? Akoma nuk kam marrë lekë? Do të bëjmë bilancin. Akoma në jetën time më mungon një makinë, më mungon palestra, më mungon një libër, më mungon një…burrë?!”

Kështu e çeli Meri Shehu parashikimin e saj të yjeve për qershorin në emisionin “Rudina” duke paralajmëruar një muaj me shumë pyetje e surpriza. Astrologia tha se do të jetë një periudhë reflektimi për gjërat që s’kemi bërë të cilat do të nisim t’i realizojmë. Shenjat më të ndikuara do të jenë ato kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap.

Dashuria dhe ekonomia janë temat kryesore të muajit. Data 11 do të jetë jo vetëm një hënë e plotë, por hëna “luleshtrydhe” apo rozë që do të japë ngjyrime shumë të bukura në këto aspekte. Në parashikimin e shenjave duke i renditur nga ajo më pak te më fatlumja, astrologia zbulon edhe atë që do të përjetojë vitin më të fortë në dashuri.

Meri Shehu: Jupiteri më në fund lë shenjën e Binjakëve, kalon në Gaforre në datën 9 në darkë. Kjo do të thotë që është në një shenjë shumë të familjarizuar, nostalgjike, duam të merremi me veten dhe mbi të gjitha të familjarizohemi me të. Dikush do të thotë akoma nuk jam mrtuar? Akoma nuk kam shkuar në palestër, akoma nuk kam gjetur një burrë, akoma nuk jam dashuruar, por “akoma” nuk do të thotë që s’do t’i bëj, do të thotë që do t’i bëj në të ardhmen. Më së shumti do të fillojnë të pyesin Gaforret që s’i kanë gjetur gjërat e tyre, kanë qenë edhe të bllokuara Gaforret këtë vit, tani fillon çlirimi i tyre, do të pyesin Bricjapët shumë, do të kenë një vit që do të flasim shumë për ta, do të pyesin Peshoret dhe Dashët. Këto janë 4 shenjat që do të marrin një impuls shumë të madh. Në krye të të gjithëve që Jupiteri në Gaforre është në vitrinë, janë Peshoret që do të marrin pyetjen më të madhe ose referencën më të madhe në jetën e tyre. Muajin e fillojmë me Afërditën që kalon në Dem dhe është në shtëpinë e vet kështu që shenjat e tokës: Dem, Bricjap, Virgjëreshë favorizohen gjatë muajit qershor në dashuri dhe ekonomi. Në datën 11 kemi hënën e plotë luleshtrydhe në Shigjetar dhe do të shikojmë që do të ndikojë te Binjakët, Virgjëresha, Peshqit.

Related Posts

Tro*ditëse! Në këto qytete të Shqipërisë kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin, ja ne cilat qytete

Një prind në Amerikë kishte kërkuar të martohej me fëmijën e tij, duke sh.okuar opinionin. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Psi kologia Denata…

3 të rinjtë vdiqën në aksidentin FATAL në Gjirokastër/ Aktori i “Portokallisë” bën postimin prekës: Pse m’i more o Zot

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass,…

Zjarri shkrumbon banesën, 5 anëtarët mbesin në qiell të hapur

Një banesë në lagjen Haxhiraj të Pukës është shkrumbuar totalisht nga flakët ditën e sotme. Për shkak të zonës ku banesa ishte e pozicionuar, ka qenë e…

Çfarë sjell gjysma e parë e 2026? Astrologia Meri Gjini bën parashikimin: Vendime të rëndësishme dhe …

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë” ku foli edhe për nisjen e vitit 2026. “Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më…

Zarf i Zi ne Big Brother? Plas sherri keq fare! Kristi i hedh birren ne koke banorit. E shau per… (VIDEO)

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin. Këngëtari filloi të ndiqte nga pas banorin e ri që…

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar). Sipas parashikimit, temperaturat…