Tifozat Kuqezi s’do të jenë në stadium në ndeshjen me Serbinë: Event për të pasurit

Tifogrupi “Tifozat Kuqezi” kanë njoftuar se nuk do të jenë i pranishëm në stadium më 7 qershor, për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, grupi akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit për përjashtim të qëllimshëm nga shpërndarja e biletave, duke sjellë kështu një bojkot të hapur ndaj përballjes së shumëpritur.

“Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tashmë më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve, në shtëpinë tonë,” thuhet në deklaratën e TKZ-së.

Sipas tyre, ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët janë vetëorganizuar për të siguruar bileta në sektorin tradicional të grupit, këtë herë nuk kanë marrë pjesë në atë që e cilësojnë si një “farsë” të organizuar nën petkun e një shorti të rremë. Ata pretendojnë se sistemi i ndarjes së biletave favorizon agjencitë turistike dhe individë të lidhur me pazare klienteliste.

“Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm,” vijon deklarata.

TKZ kritikon ashpër edhe çmimet e biletave, duke theksuar se ato e përjashtojnë tifozin e zakonshëm shqiptar nga mundësia për të ndjekur Kombëtaren. Sipas tyre, një familje e zakonshme shqiptare duhet të paguajë rreth 600 euro për katër bileta, një kosto që e tejkalon buxhetin e pushimeve verore.

“Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro,” thekson grupi.

Në përfundim, TKZ akuzon FSHF-në për hipokrizi dhe përjashtim të qëllimshëm të tifozëve besnikë: “Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm besnikët e përjetshëm JO. Diçka e tillë nuk është parë kurrë. Le të fitojë njëherë Kombëtarja.”

Related Posts

Në momente i*time me Ledrin, ndjekësit shtangen nga videoja e Sarës

Një video e vjetër ku Sara Hoxha shfaqet në momente intime me Ledri Vulën është rikthyer sërish në profilin e saj në TikTok, duke shkaktuar reagime të…

Leku i madh po vjen! Këto 3 shenja të horoskopit do arrijnë KULMIN E PASURISE

Lëvizjet planetare gjatë këtij muaji favorizojnë zhvillimin ekonomik dhe suksesin material, sidomos për Demin, Peshoren dhe Gaforren. Ja si ndikohen këto shenja dhe çfarë mund të presin:…

Mbesa e Agron Llakaj vesh fustanin e gruas së tij të ndjerë për maturë – Aktori përlot me mesazhin

Në vend që të vishte një fustan të ri për ceremoninë e diplomimit, Adea zgjodhi të veshë fustanin e gjyshes së saj të ndjerë, Kostandina Llakaj, bashkëshortes…

Shtang Sazani Guri: Gratë shqiptare 45-50 vjeç nuk e bëjnë me burrat ne krevat, kjo është arsyeja që ata i tr*dhtojnë

Deklarata e debatueshme e Sazan Gurit për gratë mbi 45 vjeç shkakton reagime në rrjet: “Ligji i fizikës nuk njeh boshllëk” Tiranë – Ambientalisti Sazan Guri ka…

“Korriku shumë i thatë”/ Paralajmëron meteorologia: Temperatura ek*treme në Tiranë

Vala e të Nxehtit dhe Efekti i Lagështisë për Korrikun: Temperatura deri në 5 Gradë Më të Larta Tiranë, 2025 – Në një intervistë të fundit për…

Rudina e pyet kë ka për burrë: Aktorja e njohur e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur…

Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte…