“Nënë Tereza lutej në shqip”/ Rrëfimi i Liri Berishës: Udhëtonte gjithmonë me pasaportë shqiptare

Një moment i rrallë dhe prekës është ndarë nga Liri Berisha gjatë një interviste në emisionin Opinion, ku ajo foli për takimet e saj me motrat e Nënë Terezës dhe lidhjen e veçantë të Shenjtores me Shqipërinë.

“Ajo kudo që udhëtonte, udhëtonte me pasaportë shqiptare. Nuk di të them se ku e gjeti dhe si e gjeti, por kjo më ka bërë shumë përshtypje,” tha Berisha.

Ajo tregoi gjithashtu për një vizitë në Budapest, ku ishte ftuar nga zonja e parë hungareze për të inauguruar një bust dhe një rrugë me emrin e Nënë Terezës. Atje takoi motrat e saj, të cilat ruanin disa nga sendet personale të shenjtores.

“Njëra prej motrave më tregoi cepin ku Nënë Tereza lutej çdo ditë. Ajo fliste në një gjuhë që ato nuk e kuptonin. Kur e pyetën motrën Nirvana, ajo tha: ‘Nuk e kuptoni, sepse ajo flet dhe falet në gjuhën e saj’,” kujtoi Liri Berisha, duke shtuar se gjuha për të cilën bëhej fjalë ishte gjuha shqipe.

Ky rrëfim jo vetëm që nënvizon lidhjen shpirtërore të Nënë Terezës me rrënjët e saj shqiptare, por dhe sjell në dritë një detaj të jashtëzakonshëm: ajo nuk e harroi kurrë kombin nga i cili rridhte, as në lutje, as në dokumente, as në zemër.

Related Posts

Horoskopi i Artemis: Kuriozitete dhe tipare dalluese të 12 shenjave të zodiakut

Astrologjia nuk është vetëm çështje parashikimesh: çdo shenjë e zodiakut mishëron një univers karakteristikash, pëlqimesh, dobësish dhe pasionesh. Në këtë udhëtim nëpër yje, ne eksplorojmë tiparet më…

Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Ja si ndodhi refuzimi

Kur Egli mbrëmë puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por për opinionistin Anaid Kaloti, kjo ishte një skenë…

Rikthehet horoskopi javor nga Artemis: Parashikimet për 14–20 Korrik 2025

Si do të ndikojnë yjet tek ti këtë javë? Lexo parashikimin për dashurinë, punën dhe fatin për secilën shenjë nga data 14 deri më 20 korrik 2025…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…

Egli puthë Gjestin në koncert dhe turma elektrizohet (VIDEO)

Disa javë më parë, Gjesti në një nga koncertet më të komentuara bëri xhiron e rrjeteve: puthja e bluzës me foton e Eglit dhe tij bëri jehonë…

Shtohen telefonatat tek Urgjencat/ Brataj ngre alarmin: Temperaturat e larta rëndojnë shëndetin tek…

Telefonat bien më shpesh se zakonisht. Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore thirrjet për ndihmë janë shtuar. Kryesisht të moshuarve e të sëmurëve kronikë vala e të…