Autopsia rëndon më keq ish të dashurin: Martina VDlQ në AG0Nl pas g*ditjeve në kafkë. Nëna e 14-vjeçares: E trajtuam si djalin tonë, doli një për’bindësh!

Detaje tronditëse kanë dalë nga autopsia e trupit të 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra barbarisht nga ish-i dashuri i saj 19-vjeçar, Alessio Tucci. Vajza e mitur nuk vdiq menjëherë, por ndërroi jetë në fund të një agonie të dhimbshme, siç tregojnë rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Sipas ekspertëve, Martina kishte pësuar katër plagë të rënda në kafkë, përfshirë një frakturë të madhe me hemorragji në pjesën e përparme dhe të pasme të kokës. Në trupin e saj u zbuluan gjithashtu lezione në qafë, çka dëshmon për përpjekjet e mundshme për ta mbytur ose për ta mbajtur të pafuqishme.

Si ndodhi ngjarja? Martina kishte dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje, me qëllimin për të ngrënë një akullore me një shoqe. Rreth orës 20:30, ajo komunikoi për herë të fundit me nënën e saj, duke i thënë se do të kthehej së shpejti. Pas asaj telefonate, vajza humbi çdo kontakt. Prindërit njoftuan menjëherë policinë dhe nisën kërkimet, duke bërë edhe apele publike në rrjetet sociale.

Trupi i saj u gjet dy ditë më vonë, i fshehur poshtë një dysheku në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit “Moccia”, në zonën e Afragola-s, provinca e Napolit.

Nëna e Martinës: “E trajtova si bir, por ai ishte një përbindësh” Dëshmia e nënës së Martinës është rrëqethëse: “Ai e kishte goditur me shuplakë më parë dhe i thashë vajzës sime: ‘Martina, a do të vijë një ditë dikush të më thotë që ai të vrau?’ Dhe ja ku jemi sot.”

Ajo shtoi se vetëm dy javë para vrasjes, Alessio kishte shkuar në shtëpinë e tyre duke qarë, kishte ngrënë me ta dhe kishte deklaruar se e donte vajzën. “I thashë asaj: ‘Nëse nuk e do më, lëre’. Dhe tani dua vetëm drejtësi. Ai ishte në shtëpinë time pas vrasjes, ndërkohë që merrte pjesë në kërkimet për trupin e saj me babain e tij.”

Sipas fjalëve të saj, flitet madje se trupi i vajzës mund të jetë futur në një qese plehrash: “Si mund ta bëjë dikush këtë? Dua burgim të përjetshëm për atë përbindësh!”

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali dhe më gjerë, duke sjellë edhe një herë në vëmendje rrezikun e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja. Hetimet për rastin vazhdojnë ndërsa autoritetet pritet të bëjnë publike akuzat formale ndaj autorit të dyshuar.

Related Posts

“Vr*asje në seri për hakmarrje, 13 ekzekutime mes rivalëve”/ Lala zbulon detaje nga rrëfimet e Erion Alibejt

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, që po ekspozon një përplasje të përgjakshme mes grupeve kriminale dhe lidhjet…

Detaje nga aksidenti/ Dy “Benz”-a u përplasën kokë më kokë, policia: Mes të pl*agosurve, edhe një fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e quajtur “Ish Agjensia” në Burrel, ku dy automjete të tipit “Benz” janë përplasur kokë…

“Mos ma prek Valbonën…”, Laert Vasili bënë atë që nuk pritej për ish banoren e BBVA

Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në profilin e tij në Instagram, aktori i njohur njëkohësisht dhe ish-banori i “BBVA4”, Laert Vasili i bafasoi të gjithë…

Çfarë po ndodh me Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon? Këto detaje shtojnë dyshime për…

Moderatori i njohur Ledion Liço dhe partnerja e tij, producentja Sara Hoxha, janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Të suksesshëm në profesion dhe…

Shpërthimi i murtajës, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Qarku i Shkodrës dhe Kukësit, për shkak të shpërthimit të sëmundjes se murtajës se…

Mot me ekstreme në Shqipëri. Gjysma ‘digjet’ nga vapa, në jug përmbytje dhe shi

Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë zonën e Dibrës pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve. Segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës…