Konfirmohet ekzistenca e krijesës gjigande “Bigfoot”? Pamjet trondisin rrjetin (VIDEO)

Një video e re e publikuar nga një grup rafting në lumin Colorado ka ndezur rrjetin me pretendimin se ka kapur në kamera krijesën legjendare Bigfoot.

Pamjet, të regjistruara nga ekipi i “Colorado River Expedition”, tregojnë një figurë të madhe, të mbuluar me qime, që ecën në dy këmbë në një kodër të pyllëzuar.

“Fillimisht menduam se ishte ari,” tha udhërrëfyesi Logan Kirk për DailyMail.com. “Por kur e pamë më mirë, u kuptua që nuk ishte. Ishte diçka tjetër, e qartë që ecte në dy këmbë.”

Figura ndalet mes dy pemëve, kthen kokën drejt kamerës dhe më pas zhduket në pyll.

Kirk ka thënë se do të rikthehen në zonën ku u filmua figura, në përpjekje për të gjetur prova si gjurmë këmbësh apo shenja të tjera. “Do ta hetojmë seriozisht. E dimë që ka shumë mashtrime, por nuk mund të përjashtojmë asgjë pa prova,” shton ai.

Ky nuk është rasti i parë që Kolorado përmendet në kontekstin e Bigfoot. Vetëm që nga marsi i këtij viti janë raportuar mbi 100 raste të ngjashme. Kjo krijesë mitike, e quajtur ndryshe edhe Sasquatch, ka rrënjë të lashta në folklorin e komuniteteve indigjene të Amerikës së Veriut.

Më e famshmja mbetet videoja e vitit 1967 nga Patterson-Gimlin, e cila mbetet ende sot një nga dëshmitë më të diskutueshme për ekzistencën e Bigfoot.

Por shumë njerëz pyesin: “Pse gjithmonë janë pamje të paqarta dhe të largëta?” — një pyetje që mbetet pa përgjigje për dekada.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 3 janar 2026

Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë qe ndjeni për…

Kryebashkiaku reagon pas aks*dentit tragjik ku humbën j*tën dy bashkëshortë: Ishte djali i tezes time! U prehshin në paqe!

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, ka tronditur opinionin publik, duke marrë jetën e dy…

Vlorë – Gruaja gjendet e vr*rë në shtëpi, i shoqi i ka dhënë fund edhe j*tës..

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Orikum, ku një grua ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se autori i ngjarjes, ish-bashkëshorti i saj, ka humbur gjithashtu…

Hetimet e policisë Vlorë: Burri i mori j*tën gruas në shtëpi, shkoi në garazh dhe vr*au veten

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mesditën e sotme në Orikum. Rreth orës 13:30, urgjenca mjekësore ka njoftuar Policinë se një grua është gjetur pa shenja…

Këmbët e një gruaje mund të tregojnë shumë për të

Si mund të zbulojnë këmbët e grave detaje interesante (dhe çfarë duhet të dimë për kënaqësinë femërore) Ky artikull ka karakter informues dhe nuk zëvendëson konsultimin me…

Festat e fundvitit u kthyen në tragjedi: Historia e errët pas krimit në Orikum

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum kanë dalë në dritë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve nuk…