Godina 7 dhe 8 në konviktin e Tiranës me lagështirë, studenti: Na janë sëmurë mushkëritë(VIDEO)

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim shqetësues nga një student që tregon kushtet skandaloze ne konviktin e Tiranës, konkretisht në godinat 7-8. Denoncuesi sjell pamje realitetin e trishtë ku studentët janë të detyruar të jetojnë, tubacione të bllokuara, ujëra të zeza që dalin në korridore, dhoma të lagështa që përkeqësojnë shëndetin e tyre dhe një mungesë totale mirëmbajtjeje nga administrata.

Studenti tregon se prej pesë muajsh ai dhe studentët e tjerë vuajnë probleme me mushkëritë për shkak të lagështirës së vazhdueshme në dhoma. Edhe pse paguajnë tarifën mujore prej 45 mijë lekësh, kushtet minimale të jetesës nuk respektohen. Pastrueset largohen para kohe, ndërsa uji i banjave mbetet në dysheme për orë të tëra. Kërkesat për transferim në godinat e reja të trumbetuara nga qeveria, hasin në refuzime pa sqarime, me përgjigje të përgjithshme si “nuk ka dhoma” apo “janë të zëna”, pa asnjë transparencë në sistemin e shpërndarjes.

E në një kohë kur shteti prezanton teorikisht programe politike në zhvillim të studentëve, në të vërtetë, studentët ndihen të braktisur, të detyruar të zgjedhin mes dy të këqijave, të jetojnë në kushte të rënda apo të përballen me indiferencën e institucioneve. Në mesazhin e mbërritur në redaksi, studenti thotë nuk kanë dëshirë të denoncojnë pastruese që punojnë në kushte të vështira, por kërkojnë që pagesa e tyre të justifikohet me shërbim minimal dhe dinjitoz.

“Kushtet ideale ku jetojne studentet ne godinen 7-8 ne Tirane ku pastrueset ikin para orarit vin e ikin kot dalin ujrat e banjave ne koridore jan bllokuar tubacionet vemi pyesim per dhoma ne godina te reja nuk ja japin zgjidhje jo ska dhoma jo jane te zena perse nuk i hedhin ne sistem dhe godinat e reja ti shikojm por vetem te vem te pyesim e na percjellin sikur ska. Kemi 5 muaj qe vuajm nga mushkrrit marrim ilace nga lageshtira na thot kaloni ne dhom tjeter ikim nga shiu ne breshër. Kto sjan kushte minimale jetese. Ne muaj paguajmë 45, por kjo sdo te thot pastrueset ta len ujin nje pellemb. E ta len orarin qe ne 11. Sduam te behemi njerez te keqinj ti bejm vidjo ti heqin nga puna se jan mosha prinderve tan dhe kan halle po dhe ne pagesen e bejm korrekte”, shkruhet në mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Studenti në emër edhe të studentëve të tjerë, i bën thirrje zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit me drejtuese Ogerta Manastirliu dhe çdo institucioni përgjegjës të reagojnë me urgjencë.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…