Skip to content

Babai i Liridonës, përmes avokatit: ‘Pse Naimi ka mundur të dalë me fëmijët nga vetura e Liridonës, e jo ajo? Pse fëmijët pyesin: Babi, pse e le hajnin me ia bë mamit bam?’”

Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, përmes avokatit të tij, babai i saj ka ngritur një pyetje që tronditi sallën:
“Pse Naimi ka mundur të dalë me fëmijët nga vetura e Liridonës, ndërsa ajo jo?”

Në deklarimin e tij emocional, ai ka shtuar se edhe fëmijët, të tronditur nga ajo që kanë përjetuar, kanë bërë një pyetje të dhimbshme:

“Babi, pse e le hajnin me ia bë mamit bam?”

Pyetjet e babait dhe të fëmijëve nënvizojnë dhimbjen e thellë të familjes dhe ngrejnë pikëpyetje të reja për rrethanat e kësaj vrasjeje tragjike që tronditi opinionin publik./Raporto24/

Published inTë fundit