“Vr*asje në seri për hakmarrje, 13 ekzekutime mes rivalëve”/ Lala zbulon detaje nga rrëfimet e Erion Alibejt

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, që po ekspozon një përplasje të përgjakshme mes grupeve kriminale dhe lidhjet e policisë me krimin. E ftuar në një emision televiziv, Lala shpjegoi sagën e vrasjeve në seri, që në momentin kur ekzekutohet vëllai dhe xhaxhai i Erion Alibejt. Më tej gazetarja tha se Alibej ka kuptuar që përplasja e të vëllait kishte nisur me organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe zanafilla ishte humbja e 50kg drogë në Britani.

“Erion Alibej, njihet me nofkëtn “krymi”, është vëllai i Endrit Alibej i njohur në botën e krimit si “tarzani”. U bë i njohur pas Masakrës së Bradasheshit. U ekzekutua vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk. Ngjarja ndodhi pasi kishin qenë në një darkë, makina e tyre u godit me kallashnikov dhe mbetën të vrarë. Endrit Alibej konsiderohej si një nga njerëzit më të rëndësishëm të narkotrafikut. Erion Alibej, sikurse pretendon në dëshmi, duke mos patur besim të autoritetet dhe policia, nisi hetim privat për të identifikuar autorët e dyshuar për vrasjen e familjarëve.

Ai ka kuptuar që përplasja e të vëllait kishte nisur me organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe zanafilla ishte humbja e 50kg drogë në Britani. Erion Alibej, kur kemi ekspozuar disa detaje, pati revansh ndaj mediave dhe pretendonte se nuk i kishte kryer këto krime, por më pas i rrëfeu kur mori statusin e të penduarit. Janë të paktën 13 të vrarë nga të dyja palët mes këtyre grupeve në harkun kohor 3-4 vite. Vrasjet janë kryer në seri.

Erion Alibej ka rrëfyer njohjen me Nuredin Dumanin, faktin që ai ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës dhe ai thotë Nuredin Dumanin e kam pritur në shtepi, më ka treguar emrat e autorëve të vrasjes së familajarëve. Sot tha, dilja si picier i maskuar, kam bërë vetë avokatin, prokurorin dhe të dhënat ua kam dhënë institucioneve. Ai ka treguar informatorët në rradhët e policisë.

Dyshimet që kishte në drejtim të Suel Celës dhe se si zbuloi konfliktin që kishte familja e tij. Ditën e sotme, ka rrëfyer takimin me dy Shkodranët Genc Tafili dhe Dorian Duli.

Njëri nga zyrtarët e policisë e ka kryer dënimin për lidhje me Erion Alibej. Sot nxorri lidhje me një ish zyrtar tjetër, që është nën hetim. Alibej pretendonte se kishte akses në sistemin TIMS, pretendon se i merrte nga ish shefi i krimeve në Elbasan. Rrëfeu edhe një ngjarje në Durrës që një nga viktimat duket si rastësore, sepse Alibej ka dhënë urdhër për vrajsn e Dorian Shkozës, por vranë edhe shokun e tij. Alibej tha se nuk kishte dhënë urdhër për këtë të fundit, por Nuredin Dumani i ka thënë “e vrava se ishte i atyre”.

Tre shtyllat kryesore, konflikti për drogën në Britani, e dyta kontraktimi i Nuredin Dumanit për të spastruar njerëzit që i vranë vëllain. Pastaj si Talo Çela punonte për Çopjat. Dhe e katërta, lidhjet me strukturat e Policisë së Shtetit”, tha ndër të tjera Lala.

Related Posts

Ndryshime në skemën e pensioneve, ja kriteret e reja për vitin 2026

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë…

Nëna e Beatrix Ramosaj diagnostikohet me k*ncer/ Këngëtarja bën postimin prekës

Një lajm i ndjerë ka prekur opinionin publik ditën e sotme. Nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer,…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Plani makabër i Vitit të Ri: 18-vjeçari synonte deri në 20 vi’ktima – ja si u zbulua

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se i kishte penguar një komplot 18-vjeçarit të frymëzuar nga Shteti IsIamik për të suImuar Karolinën e Veriut me thika dhe çekiçë…

NGA VENDI/ Bora dhe akulli bllokojnë rrugët. 200 mjete të bllokuara.. Shkakton trafik kilometrik

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të…

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë ‘shkund’ këtë shtet! (SHlK0Nl PAMJET)

Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp. MEKSIKË – Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5…