Skip to content

Pa’nik në ajër! Avioni i Ryanair drejt Milanos goditet nga turbulencat, tetë pasagjerë të p’lagosur

Një fluturim i Ryanair nga Berlini drejt Milanos është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin Memmingen, në jug të Gjermanisë, pasi u godit nga turbulenca të forta të shkaktuara nga moti i keq. Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan gjatë incidentit.

Sipas policisë bavareze, tre prej të lënduarve u transportuan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa të tjerët u trajtuan në vendngjarje. Si masë paraprake, të gjithë pasagjerët – gjithsej 179 bashkë me gjashtë anëtarë të ekuipazhit – iu nënshtruan kontrolleve mjekësore.

Fluturimi, i cili duhej të ulej në aeroportin e Milanos, nuk mundi të përfundonte destinacionin për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe u devijua drejt Memmingenit, ku u ul në mënyrë të sigurt rreth orës 20:44 sipas orës lokale. Autoriteti i Aviacionit të Bavarisë Jugore nuk dha leje për vazhdimin e mëtejshëm të fluturimit atë mbrëmje.

Ryanair konfirmoi se kapiteni kishte kontaktuar paraprakisht shërbimet emergjente dhe kërkoi ndjesë për shqetësimin e shkaktuar. Kompania njoftoi se kishte organizuar transport alternativ drejt Milanos po atë natë dhe një fluturim zëvendësues për mëngjesin e së enjtes.

Published inTë fundit