(Video) Policia përpIas për vd*kje tre shqiptarët pasi grabitën një farmaci

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e katër personave ka tronditur qytetin e Malagas në Spanjë, pas një tentative grabitjeje që përfundoi në një aksident tragjik.

Tre shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesëtarë të një bande kriminale, humbën jetën së bashku me një nën-inspektor të Policisë Kombëtare Spanjolle pas një përplasjeje “kokë më kokë” në autostradën A-7.

Ngjarja nisi në lagjen Puerto de la Torre, ku tre persona tentuan të grabisin një farmaci në rrugën Lope de Rueda. Grabitja dështoi dhe autorët u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm, ndërsa forcat e policisë kombëtare dhe vendore u vunë në ndjekje.

Sipas burimeve zyrtare nga agjencia EFE, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar dhe përfunduan duke udhëtuar në kah të kundërt në autostradë.

Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e një oficeri policie 48-vjeçar, i cili nuk ishte pjesë e operacionit, por po kthehej në shtëpi pas një turni nate.

Përplasja e fuqishme shkaktoi shpërthimin në flakë të dy automjeteve. Zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos ndërhynë me urgjencë për të nxjerrë trupat nga automjetet e djegura.

Fatkeqësisht, tre shqiptarët në njërin prej mjeteve u gjetën pa shenja jete, ndërsa edhe përpjekjet për të shpëtuar nën-inspektorin rezultuan të pasuksesshme.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, të cilat po drejtohen nga Departamenti i Trafikut i Gardës Civile.

Related Posts

Ndryshime në skemën e pensioneve, ja kriteret e reja për vitin 2026

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë…

Nëna e Beatrix Ramosaj diagnostikohet me k*ncer/ Këngëtarja bën postimin prekës

Një lajm i ndjerë ka prekur opinionin publik ditën e sotme. Nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer,…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Plani makabër i Vitit të Ri: 18-vjeçari synonte deri në 20 vi’ktima – ja si u zbulua

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se i kishte penguar një komplot 18-vjeçarit të frymëzuar nga Shteti IsIamik për të suImuar Karolinën e Veriut me thika dhe çekiçë…

NGA VENDI/ Bora dhe akulli bllokojnë rrugët. 200 mjete të bllokuara.. Shkakton trafik kilometrik

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të…

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë ‘shkund’ këtë shtet! (SHlK0Nl PAMJET)

Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp. MEKSIKË – Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5…