Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri. Ja sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Ditët e fundit vendi ynë po përjeton një valë të nxehti me temperatura të larta dhe diell të fortë. Edhe dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët dhe termometër që në mesditë pritet të shënojë deri në 37°C në disa zona të Shqipërisë qendrore dhe jugore.

Fundjavë me mot të nxehtë
Sipas sinoptikanes Tanja Porja, e njëjta tablo sinoptike do të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës, ku temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë dhe graduale si në mëngjes, ashtu edhe në mesditë. Të shtunën dhe të dielën, maksimalet pritet të arrijnë në 37-38°C, kryesisht në qarqet e Elbasanit, Beratit, dhe pjesë të tjera të zonave të ulëta jugore percjell shqiptari.net

E diela dhe e hëna parashikohen të jenë ditët më të nxehta të gjysmës së parë të qershorit.

Java tjetër: Mot i nxehtë me vranësira pasditeve
Nga e marta deri të enjten, temperaturat mbeten të larta, por me luhatje të vogla nga dita në ditë. Në këtë periudhë parashikohen edhe vranësira më të shpeshta gjatë pasditeve, veçanërisht në zonat verilindore dhe juglindore, ku nuk përjashtohen rrebeshet e shkurtra lokale.

Zonat më të prekura nga reshjet do të jenë:

Pogradec
Korçë
Ersekë

Pjesë të Përmetit dhe Gjirokastrës
Këto reshje do të jenë të lokalizuara dhe kryesisht në orët e pasdites.

Vlera termike shumë të larta deri në mesjavë
Temperaturat pritet të qëndrojnë në vlerat 37-38°C deri ditën e hënë, për të pasuar më tej me një rënie të lehtë të tyre nga mesi i javës së ardhshme. Megjithatë, vlerat do të mbeten të larta për periudhën, si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Për fundjavën: Diell dhe plazh, reshje thuajse zero
Për ditën e shtunë dhe të dielën, moti në të gjithë territorin shqiptar do të jetë i kthjellët dhe pa reshje. Bregdeti do të ofrojë kushte ideale për pushuesit, ndërsa në zonat lindore mund të ketë ndonjë vranësirë kalimtare, por pa ndikim në reshje.

Related Posts

Ndryshime në skemën e pensioneve, ja kriteret e reja për vitin 2026

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë…

Nëna e Beatrix Ramosaj diagnostikohet me k*ncer/ Këngëtarja bën postimin prekës

Një lajm i ndjerë ka prekur opinionin publik ditën e sotme. Nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer,…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Plani makabër i Vitit të Ri: 18-vjeçari synonte deri në 20 vi’ktima – ja si u zbulua

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se i kishte penguar një komplot 18-vjeçarit të frymëzuar nga Shteti IsIamik për të suImuar Karolinën e Veriut me thika dhe çekiçë…

NGA VENDI/ Bora dhe akulli bllokojnë rrugët. 200 mjete të bllokuara.. Shkakton trafik kilometrik

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të…

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë ‘shkund’ këtë shtet! (SHlK0Nl PAMJET)

Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp. MEKSIKË – Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5…