Grabitja e dështuar përfundon në αksident trαgjik! 3 shqiptarë dhe një polic humbin jetën në Spanjë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku katër persona kanë humbur jetën, mes tyre një oficer i Policisë Kombëtare Spanjolle dhe tre shtetas të dyshuar shqiptarë, të përfshirë në një grabitje.

Ngjarja nisi pas një tentative për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre. Tre persona të dyshuar si pjesë e një bande të strukturuar shqiptare tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm.

Policia Kombëtare dhe ajo vendore i ndoqën menjëherë, por gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar dhe hynë në drejtim të kundërt në autostradën A-7, në drejtim të Torremolinos.

Në këtë moment ndodhi përplasja fatale me automjetin e një nën-inspektori 48-vjeçar të Policisë Kombëtare, i cili po kthehej në shtëpi pas një turni nate dhe nuk ishte pjesë e operacionit të ndjekjes.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, të dy makinat shpërthyen në flakë. Zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura.

Tre të dyshuarit shqiptarë humbën jetën në vend, ndërsa nën-inspektori u nxor nga makina nga oficerët e Policisë Lokale, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Antonio Ramos, baba i dy fëmijëve dhe anëtar i njësisë “Grupo Gotham” që operon natën, ishte përfshirë vetëm pak orë para vdekjes në një operacion ku u arrestuan katër persona që kishin grabitur një turist. Nën-inspektori i ndjerë kishte mbi 20 vite përvojë në shërbim.

Banda, e përbërë nga shqiptarë që ishin nën hetim prej muajsh, dyshohet për të paktën 10 grabitje të tjera në farmaci dhe institucione në Costa del Sol – përfshirë Malaga, Marbella, Estepona dhe Benalmádena. Ata përdornin makina të vjedhura dhe madje kishin grabitur edhe një stacion të zjarrfikësve për të marrë pajisje që u nevojiteshin për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

Në vendngjarje ndërhynë edhe Garda Civile, Policia Kombëtare dhe shërbimet emergjente 061. Hetimet për ngjarjen po drejtohen nga Departamenti i Trafikut i Gardës Civile.

Related Posts

Ndryshime në skemën e pensioneve, ja kriteret e reja për vitin 2026

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë…

Nëna e Beatrix Ramosaj diagnostikohet me k*ncer/ Këngëtarja bën postimin prekës

Një lajm i ndjerë ka prekur opinionin publik ditën e sotme. Nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj ka bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer,…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Plani makabër i Vitit të Ri: 18-vjeçari synonte deri në 20 vi’ktima – ja si u zbulua

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se i kishte penguar një komplot 18-vjeçarit të frymëzuar nga Shteti IsIamik për të suImuar Karolinën e Veriut me thika dhe çekiçë…

NGA VENDI/ Bora dhe akulli bllokojnë rrugët. 200 mjete të bllokuara.. Shkakton trafik kilometrik

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të…

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë ‘shkund’ këtë shtet! (SHlK0Nl PAMJET)

Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp. MEKSIKË – Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5…