Një “mrekulli” mund të cilësohet rasti i një 27-vjeçari i cili është gjendur me shenja jete brenda një automjeti sot në zallin e Bulqizës. Mësohet se i riu u gjet pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi, nga disa fëmijë që po laheshin, të cilët më pas lajmëruan banorët.
Nga ana tjetër banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe 27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Paraprakisht mendohet se i riu ka pësuar aksident 2 ditë më parë dhe për pasojë mjeti ka rënë në zall.
Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit është me origjinë nga Maqellara dhe ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.