Skip to content

Troηditëse në Belgjikë: Nëna dhe vajza ukrainase gjenden të νrara dhe të djεgυra në banesë. Babai Iυfton në frontin e Ukrainës

Një ngjarje tragjike ka tro nditur komunitetin në Belgjikë, ku një nënë 46-vjeçare dhe vajza e saj 6-vjeçare, familjarë ukrainas të zhvendosur në vend gjatë tre viteve të fundit, u gjetën të pajeta në banesën e tyre, e përfshirë nga flakët.

Hetimet paraprake zbuluan plagë me thikë në trupat e tyre, ndërsa dyshohet se zjarri në shtëpi është shkaktuar qëllimisht. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në zonën Hasrode, pranë Oud-Heverle.

Sipas mediave belge, nëna kishte ndërruar jetë si pasojë e pla gëve të shkaktuara, ndërsa vajza u gjet në gjendje të rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.

Gjithashtu, në familje njoftohet se babai shërben në frontin e luftës në Ukrainë, një detaj që i shton trishtimin dhe kompleksitetin ngjarjes.

Autoritetet belge po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar shkakun dhe autorët e kësaj vr asjeje makabre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Published inTë fundit