Akυzohen se ndihmuan në ѵrαsjen e Ermir Dedjas, Gjykata cakton masë sigurie αrrest me burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin!

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Klodian Berisha, Erion Ndoni.

Të rinjtë akuzohen se ndihmuan autorët në ekzekutimin e Ermir Dedja, krim i ndodhur pak javë më parë në Durrës, pas një atentati.

Dedja dyshohej si anëtar i organizatës së Avdylajve në Shijak, ndërsa kishte edhe precedentë penalë të mëparshëm. Gjithashtu në kërkim për krimin janë edhe tre persona të tjerë.

Ndërsa Ndoni dhe Berisha akuzohen se sollën nga jashtë vendit makinat që u përdorën për atentatin dhe transportin e autorëve të ekzekutimit.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 03.06.2025 të personave nën hetim E. N. dhe K.B., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/2 të Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E. N. dhe K.B.

3. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…