Mediat serbe e bëjnë dramë: “Lojtarët tanë mezi dolën gjallë. Terror në Tiranë”

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0.

Kurir e ka pasqyruar të gjithë ndeshjen me termat “terror, skandal, po na sulmojnë lojtarët tanë”.

Gjestin e fëmijëve kur bënë me duar shqiponjën dykrenare, në mënyrë fëminore dhe të entuziazmuar, e kanë përshkruar kështu: “Sa urrejtje në Tiranë! Skandalet nuk mbarojnë kurrë… fëmijët treguan shqiponjën shqiptare gjatë këndimit të himnit tonë kombëtar, shikoni skenat e tmerrshme që i tmerruan të gjithë!”.

Më tej shkruajnë:

“FUTBOLLISTËT SERBË MEZI SHPËTOJNË JETËT E TYRE NË TIRANË: Një ndeshje skandaloze që duhej të NDALOHEJ! Gjorgje Petrović na solli një pikë kundër Shqipërisë”, është ky titulli i lajmit të përmbylljes së ndeshjes.

Duket se kujtesa e mediave serbe është e shkurtër, duke harruar dhunën që shkaktuan ndaj futbollistëve tanë 11 vite më parë në Beograd, çka solli ndërprerjen e ndeshjes dhe fitoren 0-3 në tavolinë për Shqipërinë.

Blic shkruan: “Edhe pse nuk dukej se do të ishte kështu, veçanërisht kur shikon atmosferën para ndeshjes, skuadra e Dragan Stojkoviç i mbijetoi një ferri të vërtetë. Tre herë djemtë tanë u goditën në kokë, Davide Massa ndërpreu shkurt duelin, por ai nuk pati guximin t’u tregonte lojtarëve rrugën për në dhomën e zhveshjes. Le të mos flasim për skandalin para ndeshjes, kur fëmijët treguan një shqiponjë dykrenare në fushë”.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…