Laert Vasili në një romancë dashurie, kush është vajza që i ka vjedhur zemrën

Laert Vasili ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “S’e luan Topi”, ku bëri një rrëfim të sinqertë mbi jetën e tij personale dhe shpirtërore pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Aktori, i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, tregoi se aktualisht është në njohje me një vajzë që i përket botës së famës.

“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona”, u shpreh Vasili, duke përjashtuar zërat që flisnin për një vijimësi të flirtit me Valbona Mhillin, me të cilën pati afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.

Ai rrëfeu se njohja nuk ka lindur nga rrjetet sociale, por nga një tërheqje që ndjeu personalisht: “Nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale. Është dikush që më ka tërhequr vëmendjen dhe kemi dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur.”

Aktori shtoi me humor se pas daljes nga spektakli ka marrë vëmendje të madhe në rrjet:
“Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj, janë gjithë kohës duke më shkruar. Thashë: ‘Pse s’më ndodhi në 31 vjeç?’”

Megjithëse nuk dha emra konkretë, Vasili la të kuptohet se lidhja e mundshme është në fazat e para dhe se ndjenjat e tij janë të qarta:
“Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë.”

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…