Tashmë nëse kontrolloni WhatsApp-in e partnerit/es do të dënoheni me 10 vite burg — sipas Gjykatës së Lartë

Nëse ndonjëherë e keni bërë, apo edhe vetëm e keni menduar për kureshtje apo xhelozi, tani duhet të dini se kontrollimi i mesazheve të partnerit/es në WhatsApp është vepër penale.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Gjykata e Lartë e Italisë, e cila e konsideron aplikacionin një sistem informatik të mbrojtur me ligj.

Rasti konkret: Burri që spiunoi ish-bashkëshorten

Rasti që u shqyrtua nga gjykata kishte të bënte me një burrë, i cili gjatë një procesi divorci me ish-bashkëshorten e tij, kishte nxjerrë biseda nga WhatsApp-i, për t’i përdorur si prova në gjyq. Ai kishte hyrë në telefon dhe kishte marrë screenshot-e me informacione të ndjeshme.

Sipas vendimit të gjykatës, burri ka shkelur privatësinë dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në një sistem të mbrojtur me fjalëkalim, duke kryer vepër penale.

Gjykata thekson se WhatsApp është një sistem informatik në kuptimin juridik, pasi përmes softuerit të tij ndërvepron me rrjetet kompjuterike dhe ruan të dhënat e përdoruesve në mënyrë të mbrojtur.

Kjo do të thotë që hyrja e paautorizuar në të, qoftë edhe nga një person që njeh fjalëkalimin, përbën shkelje ligjore – edhe nëse pajisja është përkohësisht në dispozicionin e tyre.

Edhe me leje, keqpërdorimi është i dënueshëm

Edhe në rastet kur pronari i pajisjes jep leje për përdorim, nëse ajo leje keqpërdoret për të hyrë në biseda apo informacione që nuk janë të autorizuara, personi përgjegjës sërish përballet me pasoja penale.

Dënimet: Deri në 10 vjet burg

Për këto raste, Kodi Penal italian parashikon dënime që shkojnë deri në 10 vite burgim, duke e konsideruar hyrjen në sistem informatik të mbrojtur si një shkelje të rëndë të privatësisë dhe sigurisë personale.

Related Posts

‘Kuvendi i Burrave’ tr*ndit Edi Ramën me vendimin që morën në THETH: Oligarkët nuk do guxojnë të

Mes tensioneve dhe pakënaqësive të banorëve për shkak të prishjes së ndërtimeve pa leje, në oborrin e Kishës së Thethit është rikthyer një nga format më autentike…

Theth/ Banorët ulen këmbëkryq pranë kishës: Qeveria të ndërpresë aksionin! Kullat i kemi mbrojtur me gjaak!

THETH- Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit ka vijuar edhe gjatë kësaj të diele. Fadromat e IKMT kanë vazhduar prishjen e objekteve…

‘Shteti bektashi në zemër të Tiranës’, Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet

Në një intervistë të posaçme për dokumentarin mbi bektashizmin, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai shpalli në Kombet e Bashkuara do të ngrihet në…

Nesër nis aksioni në gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit është të luftojë…

Pas Vlorës, tërmet edhe në Dibër

DIRËR- Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe…

Arratisje spektakolare nga b*rgu/ 20-vjeçari del nga qeIia duke u fshehur brenda në çantën e një të burgosuri tjetër

Një 20-vjeçar arriti të arratisej nga burgu të premten duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër, i cili, pasi kreu dënimin, u lirua nga…