Modelja shqiptare: Dukës ia bona ni telefonatë i thashë i biletë t’lutna

Një skandal i konfimuar publikisht ka shpërthyer lidhur me mënyrën e shpërndarjes së biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Pavarësisht deklaratave zyrtare se biletat do të ndaheshin me short për të garantuar barazi mes tifozëve, rezulton se procesi ishte larg transparencës së premtuar.

Në mënyrë të habitshme, tifogrupi “Tifozat Kuqezi”, një nga grupimet më të zëshme dhe të përkushtuara ndaj ekipit kombëtar, u la jashtë stadiumit. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, e justifikoi këtë përjashtim me faktin se “të gjithë kishin të njëjtën mundësi përmes shortit”.

Pamjet nga stadiumi treguan një realitet krejt tjetër… Stolat ishin mbushur me vajzat e estradës shqiptare teka tifozër e zjarrtë të TKZ mbetën jashtë…

Në tribunat VIP u panë fytyra të njohura të showbizit shqiptar si dhe emra të njohur të politikës dhe institucioneve shtetërore, përfshirë ministrat e qeverisë, drejtues të SPAK dhe SHISH, si dhe personazhe të tjera publike. Kjo përbërje e stadiumit ngriti dyshime të forta mbi “rastësinë” e shortit të FSHF-së.

Një konfirmim i drejtpërdrejtë për zullumin e biletave nga vetë drejtuesi i FSHF u dha publikisht nga modelja Juliana Nura, e cila në një intervistë televizive në Kosovë pranoi se kishte marrë biletën direkt nga Armando Duka, pas një telefonate të vetme.

Ky zhvillim ka ngjallur zemërim në opinionin publik, veçanërisht mes tifozëve të flaktë që mbetën jashtë stadiumit. Kritikat ndaj FSHF-së janë intensifikuar, me shumëkënd që e akuzon institucionin dhe kreun e tij për kthimin e federatës dhe vetë kombëtares në një mjet për favore personale dhe klientelizëm.

Si e ke siguru biletën?

“Nuk e di a mundem me e thon publikisht, por Armando Dukës i bona një telefonatë i thash një biletë të lutem. Unë nuk e kam marrë me short, por kontaktet e mia që i kam në Shqipëri”,-tha modelja.

Bylbyl Sokoli: Edhe Gëzimin pyeteni a ka mundur të sigurojë biletë apo s’ka mundur.

“Jo Gëzimi s’ka ça me fol, edhe vetë e tha që i ka telefon Armando Dukës dhe e ka marrë, tash pa dash me të nënçmu as ty as një shqiptar, prej A deri në ZH. Është shumë zhgënjyese edhe për mua edhe për ata tifozë që janë si unë edhe tifogrupi jonë që 21 vjet shkojmë dhe e përkrahim kombëtaren edhe dënohemi edhe jemi jashtë, edhe ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe, më mirë mos e kisha dëgjuar”,- deklaroi tifozi i TKZ.

“Unë nuk jam nga ata që gënjejnë si disa, jo me online, jo me email. Është gjynaf që Plisat dhe Kuqezinjtë nuk kanë qenë aty”,-përfundoi Nura.

Related Posts

5.5 ballë/ Ja ku ra tërmeti më i fortë për sot

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter u shënua sonte, duke rezultuar lëkundja më e fortë e regjistruar për ditën e sotme. Koha: 20:31 UTC (09:31…

‘Baba Vanga japoneze’ sh*kon, në Korrik të 2025 do ndodhe fatk*qesia e madhe, cfare parashikon gruaja e famshme

Turistët po anulojnë ose shtyjnë udhëtimet e tyre në Japoni pas një profecie shqetësuese nga një grua që është përshkruar si “Baba Vanga e Japonisë”. Baba Vanga,…

V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qépen, njëra erdhi me mamanë, do habiteni cfare më tha

Virgjëria – një tabu që vijon të mbijetojë në familjen shqiptare Virgjëria ende mbetet një tabu e fortë në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore…

E b*jshme! Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çfarë dihet deri më tani

Reperi i njohur shqiptar Noizy nuk arriti të ngjitej në skenën e diskotekës Rinora 4 në Zurich mbrëmjen e djeshme, ndonëse koncerti ishte i parashikuar dhe i…

Të mërkurën vjen lajmi që shumë e prisnim, ja cdo ndodhe me motin

Të dielë, të hënë dhe të martë pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 38 gradë Kthesë pritet të ndodhë ditën e mërkurë, kur…

Fjalët e fundit të babait hero që vd*q duke ndihmuar familjen e tij të shpëtonte nga përmbytjet shkatërruese

Një 27-vjeçar nga Kerr County, Teksas, ka humbur jetën pasi bëri gjithçka për të shpëtuar familjen e tij nga përmbytjet katastrofike që përfshinë rajonin pas rritjes së…