Foshnja me shenja mavijosje ndërroi jetë në spital, arrestohen dy prindërit shqiptarë

GREQI- Dy prindër shqiptarë janë vënë në pranga pasi foshnja e tyre ka ndërruar jetë. Një foshnjë 5-muajshe humbi jetën pasditen e së dielës. Nëna e fëmijës u paraqit në Qendrën Shëndetësore pa ndjenja, e mavijosur dhe nuk merrte frymë.

Fatkeqësisht foshnja u shpall e vdekur në spital. Nëna 37-vjeçare dhe babai 43-vjeçar u arrestuan dhe u dërguan në Stacionin e Policisë së Parosit. Një çështje penale është ngritur për këtë rast, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Sipas informacioneve familja, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, kishte shkuar në det herët në mëngjes, ishte kthyer në shtëpi në mesditë dhe foshnja kishte vdekur pasdite. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e goditjes nga nxehtësia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Aksident i rende ne vend, detajet

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Në ora 15:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie,…

Shembull i plote: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e…

Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i…

I shanë Shqipërinë/ Këngëtarja shqiptare rreh dy greke

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ? Top Show Magazinë? ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së…