Kr*m tro*ditës: Nëna 40-vjeçare dhe foshnja e saj gjenden të vr*ra në park

Dy trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje u gjetën pasditen e së shtunës në parkun Villa Pamphili në Romë. Dyshohet se viktimat janë një nënë dhe vajza e saj e porsalindur, me origjinë nga Europa Lindore.

Autoritetet italiane janë në kërkim të një burri që, sipas dëshmitarëve, është parë disa orë para zbulimit të trupave duke lëvizur në park me diçka në krah, ndoshta trupin e foshnjës. Sipas hetimeve paraprake, dy viktimat mund të kenë qenë pjesë e komunitetit të personave të pastrehë që qëndrojnë në zonat më të izoluara të parkut. Për të konfirmuar lidhjen mes gruas dhe foshnjës, si dhe për të identifikuar ato, do të nevojiten analizat e ADN-së.

Autopsia mbi trupat, që fillimisht ishte planifikuar për të martën, u krye të dielën në mbrëmje dhe nuk zbuloi shenja dhune mbi trupin e gruas. Për rezultatet e analizave toksikologjike do të duhet më shumë kohë. Në zonën ku u gjetën trupat, në vende të ndryshme të parkut, nuk u zbuluan gjurmë që sugjerojnë tërheqje trupash apo prani mjetesh që mund të kenë transportuar viktimat.

Trupi i gruas, që sipas vlerësimeve mund të ketë qenë rreth 40 vjeç, ishte mbuluar me një thes në momentin e zbulimit, dhe jo futur brenda tij siç ishte raportuar fillimisht. Sipas inspektimit të kryer nga mjeku ligjor të shtunën në mbrëmje, trupi i saj ndodhej në një fazë shumë më të avancuar dekompozimi në krahasim me trupin e foshnjës, çka sugjeron se gruaja ka ndërruar jetë disa orë përpara foshnjës. Në të dy trupat nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Misteri i “gruas me të zeza”

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen përreth zonës së parkut ku u gjetën trupat. Sipas të përditshmes La Stampa, disa dëshmitarë kanë raportuar për praninë e një gruaje të veshur me rroba të zeza që në ditët e fundit është parë duke qëndruar në park dhe goditur kokën me duar.

Dëshmitë tronditëse

“Po luanim volejboll në një hapësirë të hapur kur një nga vajzat u largua për nevojat personale dhe nisi të ulërinte,” tregon një nga dëshmitaret që gjeti trupin e gruas pak para orës 20:00. Më pak se 200 metra larg ishte vendi ku u zbulua trupi i foshnjës. “Dallohej një krah, ai i majti, i përkulur drejt kokës,” tregon dëshmitarja që dha alarmin. “Ishte në një thes të zi. Sapo e pashë, e kuptova që ishte e vdekur.”

“Ajo kishte një kanotiere të çelët. U largova menjëherë, isha në gjendje shoku,” tregon për Corriere della Sera. Pas njoftimit, shokët e saj fillimisht u afruan, më pas vrapuan drejt policisë që ndodhej afër për të hetuar vendin ku ishte zbuluar trupi i foshnjës.

“Dukej si një lodër… nuk më shkonte mendja se mund të ishte një foshnje e vërtetë. Nga rrugica dukej vetëm njëra anë, e fshehur mes shkurreve. Nuk mund ta besoj,” tregon një tjetër dëshmitar që zbuloi trupin pa jetë të vajzës së vogël, e moshës rreth 5 deri në 10 muaj. Ai ishte personi që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë së bashku me zjarrfikësit, karabinierët dhe ekipin mjekësor të urgjencës.

“Nuk e di çfarë të bëja… isha në panik,” tregoi një grua rreth të pesëdhjetave, që gjithashtu përjetoi një shok të madh dhe u ndihmua menjëherë nga ekipi i urgjencës.

Related Posts

Blogerja e njohur rrëfen historinë me bullizmin: Jam hedhur nga dritarja e tualetin, tentova vetëvrasjen

Xhorxhina Roçi, vajza e njohur në rrjetet sociale bëri një rrëfim të thellë dhe prekës për jetën e saj personale. Mes lotësh, Xhorxhina ndau për herë të…

Lajm i k*bshëm: Vd*s në lule të rinisë vajza, familjarët japin lajmin e dhimbshëm

Ka vdekur në moshë të re, Albina Borovci, nga Kamenica. Për vdekjen kanë njoftuar familjarët e saj. “Humbje kjo që ka tronditur familjen dhe të afërmit, derisa…

E bu*shme! Milioneri i Dubait ndan videot i*time me vajzat “Vip” të Tiranës, i filmon duke..

Një trafikant i njohur droge nga veriu i vendit, i cili frekuenton lokalet e shtrenjta në Tiranë, Dhërmi dhe Dubai, posedon video intime dhe materiale hot për…

Mbi 150 bagëti të imta në Martanesh kanë ngordhur nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë është prekur nga sëmundja e murtajës. Burime bëjnë me dije se deri tani kanë ngordhur…

Foshnja me shenja mavijosje ndërroi jetë në spital, arrestohen dy prindërit shqiptarë

GREQI- Dy prindër shqiptarë janë vënë në pranga pasi foshnja e tyre ka ndërruar jetë. Një foshnjë 5-muajshe humbi jetën pasditen e së dielës. Nëna e fëmijës…

Turistja spanjolle rrëzohet dhe plagoset në kokë duke notuar në Himarë! Policia jep detaje

Një turiste në zonën e plazhit të Filikurit u rrëzua dhe si pasojë mori dëmtime në kokë. Ishte pikërisht Policia e Himarës dhe pushuesit e rastësishëm që…