Aks*dent i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Buronjë, në segmentin rrugor Sarandë – Delvinë.

Një automjet i tipit ‘Toyota Auris’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, 62-vjeçarin Nishan Ballaci, i cili udhëtonte i vetëm.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, ata ndërhynë menjëherë për të ndihmuar dhe për të nxjerrë shoferin nga kanali, ku kishte përfunduar automjeti.

Fillimisht, Ballaci është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të plagëve të rënda, raporton korrespondentja e Top Channel, Kristina Fidhi.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…