“E humbëm Arditën…”, deputeti demokrat jep lajmin e trishtë

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në këtë rreth ka mbyllur sytë përgjithmonë, dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita Kapo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.

Për të gjithë që e njihnin, Ardita ishte një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë, e cila asnjëherë nuk u ndal para sfidave që i dolën para, as atëhere kur motra dhe nëna e saj humbën jetën po nga e njëjta sëmundje.

“Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.

Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.

Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike.

Related Posts

Familja e Mateos tallet keq me pergjigjjen e Brikenës ne “BBVA

Një raport nga e kaluara po vazhdon të diskutohet edhe sot në “BBVA”. Brikena po e mohon kategorikisht një lidhje të mundshme me Mateon, kurse ai thotë…

Meteorologët bëjnë paralajmërimin e fortë

Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM në një intervistë paralajmëron se reshjet intensive dhe erërat e forta do të vijojnë gjatë dy ditëve në vazhdim në disa qarqe…

Çfarë do të thotë nëse një zog hyn në shtëpinë tuaj ose godet një dritare: Jo të gjithëve do t’ju pëlqejë përgjigjja, do habiteni

Besëtytnitë nuk kanë pushuar kurrë së qeni popullore, e as interpretimi i shenjave dhe simboleve të ndryshme.Ka libra të tërë kushtuar bestytnive, por janë shumë të vështira…

“Balluku figurë e djegur”, Bushati zbërthen prapaskenat: Rama po sulmon SPAK-un sepse diçka i ka …

Vala e arrestimeve dhe hetimeve të profilit të lartë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka tronditur thellë skenën politike shqiptare, duke…

Kjo shenjë e horoskopit do të përjetojë një transformim të jashtëzakonshëm gjatë 2026-s

Sipas astrologut Evan Nathaniel Grim, një shenjë e horoskopit do të përjetojë një transformim të plotë gjatë këtij viti. Edhe pse ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë,…

Merr fund trafiku i automjeteve! LAJM I MIRË: Gati rruga lidhëse Tiranë-Elbasan, pritet…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati 2 tenderë për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin 8. Projekti synon ndërtimin e një segmenti që nis…