Skip to content

Tiranë: Djali dhu*non të ëmën, i sulet dhe fqinjës se e kapi duke filmuar skenën

Tiranë – Dhunon nënën, kanos fqinjen që e filmoi: procedohet penalisht 30-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin G. M., 30 vjeç, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas burimeve zyrtare, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe më pas ka kanosur fqinjen, e cila mendohet ta ketë filmuar gjatë aktit të dhunës.

I riu me të ëmën banojnë në të njëjtin pallat me fqinjën e tyre. Kur kjo e fundit ka dëgjuar të bërtitura është afruar dhe ka nisur të filmojë me celular skenën e dhunshme.

I riu e pa dhe iu sul duke e kanosur fqinjën e cila më pas njoftoi policinë, raporton noa.al.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Odise Grillo” të qytetit të Tiranës, ndërsa hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. /noa.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -G. M., 30 vjeç, pasi ka kanosur fqinjen e tij, e cila dyshohet se e kishte filmuar teksa dhunonte nënën e tij;

Published inTë fundit