Ja aleatët e Trump-it kundër ndërhyrjes së SHBA-ve në konfliktin Izrael-Iran

Gjatë ditëve të fundit, disa nga aleatët tradicionalisht më të vendosur të Trump në krahun MAGA të Partisë Republikane janë shprehur hapur si kritikë ndaj çdo përfshirjeje të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran. Ata shprehen se Presidenti Trump në fund të fundit, bëri fushatë të fortë për të shmangur ndërhyrjet e kushtueshme jashtë vendit në kurriz të amerikanëve në vend.

Ish-strategu i Trump, Steve Bannon, tha më parë këtë javë se përfshirja e SHBA-së do të “hedhë në erë” koalicionin e mbështetësve të Trump dhe do të “pengonte” axhendën e tij të brendshme, veçanërisht deportimet masive.

Megjithatë, të mërkurën, Bannon dukej se e zbuti pak tonin e tij, duke u thënë pjesëmarrësve në një aktivitet të Christian Science Monitor se krahu MAGA i mbështetësve të tij do t’i besonte gjykimit të tij nëse ai vendoste të angazhonte forcat amerikane në konflikt.

“Ndoshta e urrejmë, por e dini, do ta pranojmë,” tha ai.

Një tjetër komentator politik konservator, Charlie Kirk – i cili e përshkruan veten si më afër anës “izolacioniste” të debatit – tha në X se Trump është “pragmatik” dhe vlerëson “logjikën e shëndoshë”.

“Nuk e di nëse Presidenti Trump do të zgjedhë ta përfshijë Amerikën kundër Iranit”, shkroi Kirk. “Por ai është një njeri të cilit i besoj se do ta marrë këtë vendim”, tha ai.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…