Nuk janë të pakta rastet kur drita e kamerave mbetet ndezur edhe kur reflektorët fiken. Loredana Brati, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka rrëfyer për herë të parë se eksperienca brenda shtëpisë më të famshme nuk ka qenë e lehtë për të.
“Eksperienca brenda Big Brother nuk ka qenë aq e lehtë. Unë i ndjej shumë energjitë, e gjitha ndikoi në mirëqenien time. Pata një farë sinjali kur nuk kisha më uri si më parë, nuk kam qenë aq mirë. Edhe videot që shikoja kur dola, ishin një thikë në plagë dhe më ndikuan”, u shpreh ajo.
Më pas theksoi: “Vendosa të rrethohesha me njerëz të besueshëm dhe që më jepnin pozitivitetin që më mungonte. E kam parë që që nuk kisha më dritën kur hyra në Big Brother. Tani po përpiqem ta rikuperoj. Nuk mund të them që jam në periudhën time më të mirë. Sado ishte një eksperiencë e fortë”.