Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të Vorës, në orën 16:00 të ditës së sotme.
Pak minuta më pas, një tjetër tërmet, këtë herë më i vogël, me magnitudë 2.1 është regjistruar pak kilometra më larg, me epiqendër në afërsi të Krujës.
Lëkundjet janë raportuar nga banorët e zonës si të dobëta dhe se kanë zgjatur vetëm pak sekonda.