At*entat në Itali. Pl*agosen 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë

ITALI- Të shtënat me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme pranë Umbertide në Itali. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët dyshohet se u përleshën për larje hesapesh që lidhet me trafikun e drogës. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas shqiptarë.

Një dëshmitarë theksoi se ngjarja ndodhi në sheshin midis Conadit dhe Cantina Donini. Rreth orës 19:30 të mbrëmjes, mbërriti një makinë nga e cila dolën dy individë, njëri prej tyre me një armë në dorë. Burri qëlloi disa herë në drejtim të grupit, i cili iku menjëherë, duke plagosur të paktën dy prej tyre.

Njëri nga dy burrat e plagosur ra përpara një bari dhe një dyqani duhani aty pranë, ku sulmuesi e arriti dhe e qëlloi në këmbë, me sa duket pa qëllimin për ta vrarë. Burri i dytë, megjithatë, u përpoq të ikte drejt urës mbi përroin Nestoro, i ndjekur nga plumba të tjerë. Skena u zhvillua brenda pak çastesh, por para syve të habitur të shumë njerëzve.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë. Njëri nga dy burrat u transportua me helikopter në spitalin në Perugia në gjendje shumë të rëndë. Tjetri, i plagosur në gjoks, u dërgua me urgjencë në spitalin në Città di Castello, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr një plumb. Të dy të plagosurit janë me origjinë të huaj, që sipas dëshmitarëve, besohet se shqiptarë.

Karabinierët e stacionit Umbertide ndërhynë në vendngjarje për të kryer hetime dhe për të mbledhur dëshmi. Hetimet, të koordinuara nga Zyra e Prokurorit, po përqendrohen në gjurmët e trafikut të drogës. Dy sulmuesit, të cilët pasi qëlluan me armë u larguan me të njëjtën makinë me të cilën kishin mbërritur, janë aktualisht në kërkim.

Related Posts

Ivanka Trump publikon sërish FOTO nga Vlora: Shqipëria është magjike!

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti i Vlorës. Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, ndërsa…

Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në zbatimin e taksave kombëtare, duke prekur si mënyrën e shpërndarjes së të…

Horoskopi ditor, e shtunë 24 janar 2026

Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet…

Skandal në Lushnje! 19-vjeçari strehoi brazilianen në shtëpi – por ajo që bënte më pas tr*nditi policinë…

Një 19-vjeçar në Lushnje është arr estuar dhe ka nisur procedimi penal për një shtetaseje braziliane, të dyshuar për përfshirje në aktivitete pro stitucioni. Në kuadër të…

‘I ngritën gishtin mashtrues’! Motra e Mateos flet për herë të parë pas debateve brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV

Motra e Mateos, Keisi ka folur sot në “Shqipëria Live” për ecurinë e vëllait të saj në “Big Brother Vip” dhe raportin e tij me Brikenën. Ajo…

Nga 28 JANARI/ Marsi në Ujor ndryshon gjithçka në JETËN tuaj!

Marsi në Ujor shfaqet me energji të thellë që sfidon zakonet dhe mendësitë e vjetra. Nuk është luftëtar tradicional, por rebel i mendjes, duke nxit veprime që…